Nënkryetari i PD ftesë kolegëve të opozitës: Po shohim që situata po përkeqësohet për ne. Të hartojmë një draft bashkë dhe t’i përmbahemi

Shqipëria

Nënkryetari i PD ftesë kolegëve të opozitës: Po shohim që situata po përkeqësohet për ne. Të hartojmë një draft bashkë dhe t’i përmbahemi

Më: 25 janar 2024 Në ora: 16:11
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku,

Grupi i deputetëve Berisha – Bardhi vazhdon aksionin e mosbindjes civile në Kuvend dhe kjo u pa në seancën e sotme plenare, e cila për shkak të kaosit, ashtu si muajt e fundit nuk zgjati më shumë se 12 minuta.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, i ftuar  në News 24, i ka bërë thirrje kolegëve të tjerë të opozitës që të ulen dhe të bëjnë një draft të përbashkët, për t’i qëndruar atij.

Sa i përket kërkesës së Rithemelimit për Komisionet Hetimore, ai tha se i mbështet plotësisht ata, por jo për Komisionin e Reformës Zgjedhore, aty ku grupi Bardhi – Berisha kërkojnë një ripërbërje ku PD zyrtare të ketë vetëm një anëtar.

“Unë jam nënkryetar i PD, zyrtare, unë nuk ngre dorën të votoj asnjë variant. I ftoj hajde të bëjmë një draft të përbashkët opozitar dhe i qëndrojmë këtij drafti sepse opozitës i intereson produkti i kësaj reformë, ndryshimin i kodit zgjedhor…”, tha ai.

Sa i takon aksionit të opozitës në Kuvend  duke bllokuar foltoren dhe duke penguar punimet, kjo sipas tij nuk po jep asnjë rezultat për ta, por përkundrazi po forcon mazhorancën.

“Përveç legjitimitetit, kërkesat për ngritjen e Komisioneve që ne e mbështesim për Hetimoren, por pavarësisht vullnetit të mirë të kërkesave, këto tre muaj provuan qartë që jo vetëm nuk u arritën kërkesat e opozitës, por kemi përkeqësim të kushteve të opozitës. Duke shfrytëzuar si alibi situatën në parlament, kemi një rregullore të parlamentit të njëanshme shumë më mbytëse për opozitën seç ishte para këtij momenti.

Kush është përfitimi? Do vetëm pa arsye të kuptosh që kjo rrugë është treguar e paefektshme.

I ftoj në racionalitet kolegët, edhe pse mund të mendojmë ndryshe. Duhet ndryshuar qasje”, u shpreh Çollaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat