“Shqipëria po plaket”, sociologu: Kemi më shumë vdekje se sa lindje

Shqipëria

“Shqipëria po plaket”, sociologu: Kemi më shumë vdekje se sa lindje

Më: 16 janar 2024 Në ora: 18:19
Sociologu Gëzim Tushi

Sociologu Gëzim Tushi ka thënë se mosha mesatare në Shqipëri është rritur dhe se çiftet tashmë po refuzojnë të sjellin në jetë shumë fëmijë.

Sipas tij në popullin shqiptar ka më shumë vdekje se sa lindje, ndërsa shtëpi se një fakt alarmues është se së shpejti do të na duhet të importojmë të rinj nga vendetë tjera për të punuar.

“Shoqëria shqiptare nuk është shoqëri anti-fëmijësh, i duam fëmijët. Por shqiptarët janë bërë tëzgjuar janë në gjendje të planifikojnë në përputhje me mundësitë ekonomike, sepse kostoja ekonomike e rritjes së një fëmije tanimë është jashtëzakonisht e madhe”, ka thënë Tushi në një intervistë për Euronews Albania.

Sipas tij, ka një tregues në sociologji që kur rritet emancipimi i fermave bie niveli i lindjeve, sa më i ulët niveli kulturor aq më i lartë është numri i lindjeve.

“Tani kemi më shumë vdekje se sa lindje. Në vitin 90 ne ishim shoqëria me moshën mesatare më të re në Europë, me 27 vjeç, sot nuk arrijmë të riprodhojmë popullsinë. Tani duhen masa të vërteta, rritje dhe përmirësim i sistemit dhe infrastrukturës sociale për të mbajtur fëmijët. Duhet garantuar edhe punësimi i grave. Sipas mendimit tim, boshatisja e tregut të punës në Shqipëri po na detyron të importojmë brezin e ri nga jashtë, kjo është një tjetër kambanë alarmi”, ka thënë sociologu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat