“Turistët i duan qëndisjet e zahiret”/ Murto: Traditën po ua trashëgoj mbesave, duhet ta mbajnë gjallë!

Shqipëria

“Turistët i duan qëndisjet e zahiret”/ Murto: Traditën po ua trashëgoj mbesave, duhet ta mbajnë gjallë!

Më: 13 janar 2024 Në ora: 22:00
Besnike Murto

Në shtëpinë e Besnike Murtos, në fshatin Rusan të Delvinës, ngado të hedhësh vështrimin gjen punë dore të realizuara me grep e qëndisje.

Me to ka zbukuruar thuasje çdo gjë, tavolinat, vazot e luleve e madje edhe kapakët e kavanozave mbushur me zahiretë e dimrit. Qëndisjen dhe punën me grep ia ka mësuar nëna kur ishte në moshë të vogël.

Besnikja tregon se pajën e saj, kur u martua në moshën 18 vjeçare e realizoi të gjithën me punime dore. Pasionin e ka kthyer në burim të ardhurash. Në Rusan ka hapur një dyqan të vogël e shet aty mbulesa, perde, veshje, çanta e shumë produkte të tjera të realizuara me dorë.

Punimet e veçanta e kanë bërë të njohur përtej fshatit. Tek Besnikja janë të shpeshtë turistët që shkojnë e blejnë jo vetëm qëndismat por edhe zahiret që i bën me kujdes.

Që kjo pjesë e çmuar e traditës shqiptare  të mos humbë, 65 vjeçarja ka nisur të mësojë me qëndisjen mbesat e saj.

Besnike Murto e ruan këtë traditë prej 50 vitesh dhe përmes shitjes së produkteve artizanale ja ka dalë të mbajë familjen e të rrisë fëmijët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat