Situatë normale në Kakavijë, nuk ka radhë të gjata emigrantësh

Shqipëria

Situatë normale në Kakavijë, nuk ka radhë të gjata emigrantësh

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Në doganën e Kakavijës, situata paraqitet normale. Nuk ka radhë të gjata për shkak se pala shqiptare po punon me të gjitha kapacitetet. Gazetari i ABC News, Elidon Berberi raportoi se situata ka qenë pak më e rënduar nga ana greke por tashmë është hapur një sportel i tretë.

“Situata është e qetë ndoshta edhe për shkak të shtimit të sporteleve por nuk thuhet e njëjta gjë në anën greke.

Në anën greke kemi një situatë më të rënduar si pasojë e fluksit më të lartë të emigrantëve.

Në doganën shqiptare punohet me kapacitetin maksimal të sporteleve ndërsa në atë greke është hapur edhe një sportel i tretë, që ka minimizuar pritjen e emigrantëve për të kaluar kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë.“, tha gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat