“Kolegët e mazhorancës ndjekin standarde të dyfishta”- Bardhi komenton vendimin e Këshillit të Mandateve

Shqipëria

“Kolegët e mazhorancës ndjekin standarde të dyfishta”- Bardhi komenton vendimin e Këshillit të Mandateve

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Gazment Bardhi ka dalë në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamentar në Kryesinë e Kuvendit.

Bardhi tha se kanë diskutuar për vendimin e Këshillit të Mandateve, që miratuan kërkesën e SPAK për lejimin e arrestimit të ish-kryeministri Sali Berisha

“Ne nuk jemi jashtë realitetit, në të gjitha diskutimet tona kemi analizuar dhe veprimtarinë e djeshme të këshillit të mandative. Shpreh keqardhjen për standardet e dyfishta që ndjekin kolegët e mazhorancës, kur bëhet fjalë për deputetët e mazhorancës ka efekt imuniteti, kurse kur bëhet fjalë për deputetë të opozitës nuk ka rëndësi çfarë shkruan kushtetuta, por mjafton vullneti politik i Edi Ramës.

Në gjykimin tonë, gjykuar dhe në praktikë që ky kuvend ka ndjekur në rastet e mëparshme, ndalimi për të lëvizur jashtë vendit dhe paraqitja, duhet të autorizohet nga kuvendo. Kjo jo vetëm që ka ndodhur, por dje në mbledhjen e Këshillit është marrë një vendim i parregullt.

Dosja e ardhur në Kuvend nuk ka asnjë provë, dhe për ne është e papranueshme. Kuvendi është një strukturë politike që gjykon mbi bazën e autoritetit të Kushtetutës, dhe ai autoritet është jep apo nuk jep autoritet për heqjen e imunitetit. Dokumentacioni i plotë për Berishën mungon.

I bëj thirrje SPAK të ndërmarrë akte vetëm me forcën e ligjit, asnjë akt që nuk bazohet në ligj nuk i shërben interesit publik dhe as forcimit të besimit të prokurorisë te njerëzit”, tha Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat