“Të denoncohet çdo rast abuzimi i punonjësve të policisë” - Ministri Balla: AMP të rrisë vigjilencën dhe të godasë me ashpërsi

Shqipëria

“Të denoncohet çdo rast abuzimi i punonjësve të policisë” - Ministri Balla: AMP të rrisë vigjilencën dhe të godasë me ashpërsi

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 12:21
Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla

Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla ka kërkuar ndëshkim të punonjësve të policisë, të cilët abuzojnë me detyrën. Për këta, ai ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve apo mediave që të denoncojnë çdo rast.

Po ashtu, Balla ka kërkuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit që të rrisin vigjilencën dhe godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Reagimi

Policia Rrugore ka rritur kontrollet në gjithë territorin e vendit. Janë ndaluar nga Policia e Shtetit:

⭕️ 6 persona për drejtim mjeti nën ndikim alkooli;

⭕️ 8 persona pa leje drejtimi mjeti;

⭕️ 4 persona për aksidente rrugore; dhe

⭕️ 4 persona të tjerë për “korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë.

Në zbatim të ligjit për çdo rast të tejkalimit kriminal të shpejtësisë në zonat e banuara dhe në rrugë të tjera, mosdhënia e përparësisë këmbësorëve, parakalimet, vendqëndrimet e gabuara, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit apo mos-vendosja e rripit të sigurimit, përdorimi i xhamave të zinj, Policia Rrugore ka dhënë:

13583 masa të ndryshme;

54 masa për pezullim të lejedrejtimit;

24 automjete të bllokuara.

Ndërkohë nxis qytetarët dhe mediat të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit duhet të rrisin vigjilencën dhe godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat