Berisha: “Jo” protesta kundër emigantëve

Shqipëria

Berisha: “Jo” protesta kundër emigantëve

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 17:11
Sali Berisha

Ndonëse e kundërshton marrvëshjen për emigrantët të nënshkruar mes Edi Ramës dhe Kryeministres Italiane Xhorxhia Meloni, Sali Berisha deklaroi se ka garantuar Ministrin e Jashtëm Italian, Antonio Tajani me të cilin kishte ndarë një bisedë telefonike, se opozita nuk do të protestojë për dokumentin e firmosur në Romë më 6 Nëntor.

“I thashë i nderuar mik, për këto arsye që u thashë edhe ju, nuk mundem dhe nuk mund të ketë protesta që të nxisë ksenofobinë. Nuk mundet të organizojë protesta as kundër Italisë, Italia ka dhënë ndihmë të paçmueshme për këtë vend.”

Sërish hodhi poshtë akuzat e ngritura nga SPAK-u se përmes vendimeve të marra në kohën e qeverisë së tij ka favorizuar Jamarbër Malltezin për kthimin e pronës tek ish-Kompleksi “Partizani”.

“Cili do ishte ai që mund të imagjinonte se ligjet, se vendimet për rikthimin e 1.577.400.000 metër katror, kishin për qëllim favorizimin e njërit prej qindra e mijëra pronarëve, që kishte gjithsej në këtë shumë 140 metër katrorë trashëgimi familjare. Ky është Edi Rama.”

Teksa Edi Ramës i bëri gjyqin politik, këtij të fundit i kujtoi edhe dënimin që e pret për shkeljen e ligjit që Berisha pretendon se ka kryer Kryeministri lidhur me ndryshimin e destinacionit të terrenit sportiv “Partizani”.

“Dënohet të paktën 8 deri në 12 vite burg.s’ka avokat që e merr përsipër.”

I bindur është se procesi i nisur ndaj tij është politik, ndaj Ministrin e Drejtësisë e ftoi të publikojnë dokumentin e shkarkimit të gjyqtares Irena Gjoka për korrupsion në vitin 1996.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat