Po fuste në Shqipëri mallra kontrabandë, pranga shoferit të furgonit në Muriqan

Shqipëria

Po fuste në Shqipëri mallra kontrabandë, pranga shoferit të furgonit në Muriqan

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 13:37
Mallra kontrabandë

Mallra kontrabandë janë sekuestruar sot në pikën kufitare të Muriqanit.

Sekuestrimi i mallrave në fjalë, cigare, kafe, detergjente, që dyshohet se janë kontrabandë, janë gjetur në një furgon, ndërkohë pas hekurave ra drejtuesi i tij.

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të punës intensive të kryer në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në hyrje të vendit, kanë ndaluar për kontrolle në vijë të dytë, furgonin me drejtues shtetasin G. C.

Në këtë automjet është gjetur një shumëllojshmëri produktesh (cigare, kafe, detergjentë) pa deklaratë origjine ose faturë tatimore, produkte të cilat dyshohet se po tentohej të kontrabandoheshin në vendin tonë.
Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua shtetasi G. C., 41 vjeç, banues në Fier, si dhe në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan produktet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat