Tentoi të fuste mallra kontrabandë, arrestohet 23 vjeçari amerikan në Rinas

Shqipëria

Tentoi të fuste mallra kontrabandë, arrestohet 23 vjeçari amerikan në Rinas

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Një 23 vjeçar amerikan është arrestuar në aeroportin e Rinasit për kontrabandim mallrash.

Mësohet se shtetasi amerikan ka tentuar të kontrabandojë në Shqipëri veshje dhe aksesorë të ndryshëm me vlerë 14 300 dollarë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kontrollit në valixhet e këtij shtetasi, janë gjetur mallra të ndryshme që ai nuk i kishte deklaruar në doganë, siç përcaktohet me ligj.

23 vjeçari akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat