Ndodh edhe kjo! I shkoi vonë në emision, Blendi Fevziu i jep fletërrufe gazetarit të njohur

Shqipëria

Ndodh edhe kjo! I shkoi vonë në emision, Blendi Fevziu i jep fletërrufe gazetarit të njohur

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 10:56
Blendi Fevziu i jep fletërrufe gazetarit të njohur

Këtë të mërkurë në emisionin “Opinion” u fol për fletërrufetë në kohën e komunizmit. I ftuar ishte edhe Ylli Rakipin që tregoi eksperiencën e tij. Mirëpo Rakipi kishte shkuar me vonesë në emision. E si pasojë, drejtuesi i emisioni “Opinion”, Blendi Fevziu, i kishte bërë një fletërrufe për respektimin e orareve.

“Ju shoku Ylli përse nuk zbatoni normat e shoqërisë sonë? Përse nuk respektoni oraret? Ktheni përgjigje. Përshëndetje revolucionare”, tha Fevziu.

Ndërsa Rakipi u përgjigj duke thënë: Tani unë nuk dua të justifikohem tek kthimi i përgjigjes, por shoku Blendi shoferi im ngatërroi pak rrugën. Por në atë kohë nuk kishe shofer xhanëm.

I pyetur se kujt nga politikanëve do t’i bënte fletërrufe, Ylli Rakipi u përgjigj “Edi Ramës”.

“Do t’i thosha përse t’i shoku Edi mban çorape të kuqe? Ky është zhveshur një herë. Si mund të zhvishet një njeri?”, tha Rakipi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat