66 gjyqtarë e prokurorë të rinj, Llagami: Harta e re, problem godina e Apelit

Shqipëria

66 gjyqtarë e prokurorë të rinj, Llagami: Harta e re, problem godina e Apelit

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 15:44
Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami

66 studentë të magjistraturës u diplomuan dhe janë gati të shërbejnë në sistemin e drejtësisë si prokurorë e gjyqtarë.

Ne ceremoninë  e rastit ku i pranishëm ishte edhe kreu i SPAK, Altin Dumani atyre iu kërkua të tregojnë integritet profesional dhe moral duke mos u lëkundur nga asnjë lloj ndikimi.

Më 1 korrik pritet të përmbyllet edhe faza e fundit e implementimit të hartës së re gjyqësore që synon të ulë numrin e gjykatave nga 38 më 18 të tilla.

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami thotë se deri tani nuk ka pasur problematika dhe vonesa për qytetarët.

“Nuk ke mi pasur asnjë problem më ofrimin e shërbimit të qytetarëve, nuk është  shtyrë asnjë seancë gjyqësore, sfida e ardhshme është zbatimi i fazës së tretë, që prek gjykatat administrative”, tha Llagami.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka kërkuar ndihmën e qeverisë dhe bashkisë së Tiranës për të gjetur një truall ose godinë të re për gjykatën e apelit të përgjithshëm, pasi me plotësimin e numrit prej 78 gjyqtarësh është i pamundur akomodimi në ndërtesën ekzistuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat