Skandali me pajisjen elektronike/ Denoncimi i qytetares në Elbasan: Nuk shfaqi votën time për të preferuarin, por për rivalin

Shqipëria

Skandali me pajisjen elektronike/ Denoncimi i qytetares në Elbasan: Nuk shfaqi votën time për të preferuarin, por për rivalin

Më: 14 maj 2023 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Një qytetare ka denoncuar një skandal në qendrën e votimit, pranë shkollës “Bardhyl Popa” lidhur me pajisjen elektronike, ku për ‘Neës24’ tha se pas votës së saj lidhur me kandidatin e preferuar në monitor i ka dalë kundërshtari i këtij të fundit.

“Votova për kandidatin X, por përgjigja doli sikur kisha votuar për kandidatin Y. Për kandidatin ashtu doli. Se di se çfarë do të bëjë tani, pasi s’po më thonë gjë”, ka pohuar ajo.

Lidhur me rastin kryetarja e komisionit tha se do të mbahet një procesverbal për këtë rast, por qytetarja nuk mund ta përsërisë procesin.

“Do bëhet procesverbali përkatës dhe do të merret vendi se çfarë do të bëhet për këtë rast. Ndërsa zonja se di ca do të bëjë, pasi shenja e gishtërinjve u vendos.”, tha kryetarja e komisionit.

Ndërkohë pyetjes se pse u vendos kjo pajisje votimi elektronik në punë, kur më parë ishte me defekt, komisionerja tha se “Ishte me urdhër nga lart”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat