Shqipëria, e fundit në rajon për të ardhurat e fuqinë blerëse

Shqipëria

Shqipëria, e fundit në rajon për të ardhurat e fuqinë blerëse

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 17:17
Eurostat

Raporti i fundit i Eurostat e rendit Shqipërinë të fundit në Europë për të ardhurat për frymë gjatë vitit 2021. Në të njëjtin nivel vlerësohet edhe fuqia blerëse. Sipas raportit, vendi ynë nuk ka arritur të përmirësohet as sa vendet e rajonit ku Maqedonia e Veriut ka shënuar përparim domethënës.

Shqipëria renditet në vendin e e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe fuqinë më të ulët blerëse gjatë vitit 2021.

Ky është konkluzioni i të dhënave të publikuara nga Eurostat, i cili e konsideron vendin tonë me rekordin negativ të mirëqenies së banorëve, në krahasim jo vetëm me vendet e Bashkimit Europian, por edhe shtetet e tjera të rajonit.

Në vitin 2021 vendi Shqipëria kishte Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë, të shprehur në barazinë e fuqisë blerëse, sa 32% e mesatares së Bashkimit Europian.

Shtetet e tjera të rajonit kanë ecur më shpejt në rritjen me ritme më të shpejta se BE, me synim për të kapur mesataren europane brenda një periudhe të caktuar.

Maqedonia e Veriut u përmirësua me 42% të mesatares së BE-së, më pas vjen Serbia, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovina.

Ndërsa të dhënat për Kosovën nuk janë të disponueshme.

Gjithashtu edhe në treguesin e konsumit individual për frymë,  Shqipëria renditet e fundit me 39% të mesatares së Bashkimit Europian, njësoj me vitin e kaluar dhe shumë më e ulët se mesatarja prej 48% e vendeve kandidate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat