Dy avionë ushtarakë amerikanë fluturojnë mbi Sheshin Skënderbej, ambasada fton qytetarët të shohin demonstrimin e forcës së bombarduesve

Shqipëria

Dy avionë ushtarakë amerikanë fluturojnë mbi Sheshin Skënderbej, ambasada fton qytetarët të shohin demonstrimin e forcës së bombarduesve

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Dy avionë amerikanë B-52, bombardues do të fluturojnë në qiell mbi Sheshin Skënderbej të hënën, më 22 gusht.

Ambasada amerikane ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë e shfaqjes që do të dhurojnë fluturimi i këtyre dy avionëve ushtarakë.

“Nuk ka mënyrë më të mirë për të nderuar 100 vjetorin të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, marrëdhëniet tona gjithnjë e më të forta në fushën e mbrojtjes dhe vlerat tona të përbashkëta të NATO-s”, thuhet në postimin e ambasadës.

POSTIMI I PLOTE I AMBASADES AMERIKANE

Nderoni drejt qiellit këtë të hënë! Të rritur dhe fëmijë, mos humbisni një shfaqje të mahnitshme ushtarake dhe ejani të shihni fluturimin e dy avionëve amerikanë B-52 nga sheshi Skënderbej të hënën, më 22 gusht.

Do të njoftojmë orën e saktë këtu në faqen tonë të hënën në mëngjes!

Nuk ka mënyrë më të mirë për të nderuar 100 vjetorin të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, marrëdhëniet tona gjithnjë e më të forta në fushën e mbrojtjes dhe vlerat tona të përbashkëta të NATO-s.

Aeroplanët B-52, të cilët për më shumë se 60 vjet kanë qenë themeli i forcës së bombarduesve strategjikë të Shteteve të Bashkuara, do të fluturojnë përmes qiejve miqësorë të Europës Juglindore për të ardhur drejt Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat