Vrau me skaf 7-vjeçaren, Gjykata merr vendimin për policin Arjan Tase

Shqipëria

Vrau me skaf 7-vjeçaren, Gjykata merr vendimin për policin Arjan Tase

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg policin Arjan Tase i cili i mori jetën me skaf ne breg të detit një vogëlusheje 7-vjeçare.

Prokuroria e Vlorës ka hedhur poshtë akuzën e ngritur nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore ndaj ish-efektivit Arian Tase. Hetuesit nuk kanë pranuar akuzën e vrasjes nga pakujdesia, por kanë kërkuar vrasje me dashje indirekte.

Vrasja e kryer me dashje dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet, sipas Nenit 76 në Kodin Penal.

I akuzuar për vrasje nga pakujdesia Tase rrezikonte nga gjobë deri në 5 vite burg me akuzën e AMP, ndërsa me akuzën e re ai rrezikon 10 deri në 20 vite.Masa e sigurisë ndaj Arjan Tase u zhvilluar ditën e sotme ora 11:30 në gjykatën e Vlorës. Seanca drejtohet nga gjyqtare Viola Canaj, ndërsa prokurore Eranda Laze.

Lexo edhe: Polici Arjan Tase mund t’ja hedhë edhe me një gjobë për vrasjen e 7-vjeçares, çfarë dënimi parashikohet për të?

Sipas hetimeve të kryera ka rezultuar se Tase është futur në një perimetër ku nuk lejohen mjetet lundruese.

Nga burime mësohet së janë edhe tre dëshmi në Dosjen e Prokurorisë rreth faktit si ka ndodhur ngjarja. Ndërkohë në dosje janë edhe aktet e ekspertimit mjekoligjor dhe aktit për kqyrjen e gomones.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat