10 ditë nga zhdukja e të miturit që u mbyt në lumin Fan, vijojnë kërkimet për trupin e 10-vjeçarit

Shqipëria

10 ditë nga zhdukja e të miturit që u mbyt në lumin Fan, vijojnë kërkimet për trupin e 10-vjeçarit

Më: 14 prill 2022 Në ora: 13:04
Lumi Fan

Në ditën e 10 të zhdukjes së 10 vjeçarit vijojnë kërkimet nga grupi i kërkim shpëtimit nga reparti Renea Shkodër, si dhe banorët e zonës, por pa rezultat.

Në familjen e 10 vjeçarit janë hapur dyert e mortit, ndërsa familjarët janë të rënduar psikologjikisht.

Një i afërm i familjes apelon për ndërhyrje me mjete të spezializuara, duke kërkuar ndihmë vendeve nga rajoni.

Banorët apelojnë për forca më të shumta, sikundër dhe përfaqësues dhe drejtuesit vendorë të dalin në terren të organizojnë punën në kërkim te 10 vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat