Skandali i kosit me fekale, kreu i AKU Gjirokastër shkarkohet pas denoncimit nga Ora Investigim

Shqipëria

Skandali i kosit me fekale, kreu i AKU Gjirokastër shkarkohet pas denoncimit nga Ora Investigim

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Shkarkohet nga detyra drejtori i AKU-së Gjirokastër, Armand Hilaj.

Burimet bëjnë me dije se shkak është bërë denoncimi i bërë nga Ora Investigim për kosin  me fekale që tregtohej nga subjekti Gjirofarm.

Kosi "Gjirofarm" i tregtuar gjerësisht ne vend ka rezultuar të jete me prezencë fekalesh. Kjo u vërtetua pas  mostrave të marra për analizim nga AKU.

Më konkretisht  me ngarkesë të lartë mikrobike ka rezultuar kos lope natyral "Gjirofarm", 190 gram  me 2.2 dhe 3.8% yndyrë.

Me problem është konstatuar edhe kosi i deles "Gjirofarm" 300gram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat