Dogji një sipërfaqe me ullinj, arrestohet një person, procedohet penalisht dhe një 15-vjeçar

Shqipëria

Dogji një sipërfaqe me ullinj, arrestohet një person, procedohet penalisht dhe një 15-vjeçar

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 10:30
Ilustrim

Një person ka rënë në prangat e policisë, pasi ka vënë flakë në një sipërfaqe me të mbjellë me ullinj, zjarr i cili më pas ka dalë nga kontrolli.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Rrahman Dedaj. Dedaj  banues në Dushk, Lushnjë, pasi duke djegur me zjarr disa ferra, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një sipërfaqe me ullinj në vendin e quajtur “Kodrat e Kalipasë”.

Po nga këto struktura, u procedua penalisht në gjendje të lirë një shtetas 15-vjeçar nga Dushku, pasi në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë u kap në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë duke djegur disa mbeturina ku zjarri ka rrezikuar që të përhapej në pronat e fshatit Golem.

Njoftimi i plotë:

Dogji me zjarr një sipërfaqe të mbjellë me ullinj në vendin e quajtur “Kodrat e Kalipasë”, vihet në pranga autori i dyshuar.

Gjithashtu procedohet në gjendje të lirë për shkak të moshës një shtetas 15-vjeçar i cili dogji me zjarr mbeturinat duke rrezikuar disa prona në fshatin Golem.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin R. D., banues në Dushk, Lushnjë, pasi duke djegur me zjarr disa ferra, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një sipërfaqe me ullinj në vendin e quajtur “Kodrat e Kalipasë”.

Po nga këto struktura, u procedua penalisht në gjendje të lirë një shtetas 15-vjeçar nga Dushku, pasi në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë u kap në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë duke djegur disa mbeturina ku zjarri ka rrezikuar që të përhapej në pronat e fshatit Golem.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat