​Bie numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri

Shqipëria

​Bie numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri

Më: 21 mars 2021 Në ora: 18:30
Ilustrim

Katër pacientë kanë humbur jetën nga COVID-19 dhe kanë rezultuar 659 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Qytetarët, të cilët e kanë humbur betejën me COVID-19 janë tre nga Tirana dhe një nga Tepelena, të moshave 62-89 vjeç.

Ndërsa nga 3487 testime të kryera, rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 148 raste në Tiranë, nga 34 raste në Fier, Berat, nga 28 raste në Durrës, Elbasan, Gjirokastër, 26 në Korçë, 25 në Shkodër, 24 në Kukës, 23 në Vlorë, nga 20 raste në Pogradec, Gramsh, 19 në Kavajë, 18 në Lushnje, 17 në Tepelenë, 16 në Ura Vajgurore, 14 në Peqin etj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 522 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 85.147 që nga fillimi i epidemisë.

Sa i përket situatës në spitalet COVID, aktualisht në Tiranë dhe tri spitalet rajonale po trajtohen 392 pacientë, 25 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1685 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 46.515 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 121.200 raste pozitive, prej tyre 85.147 janë shëruar, 33.916 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.137 pacientë./tch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat