Argjendi dhe roli i tij në organizëm

Shëndetësia

Argjendi dhe roli i tij në organizëm

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 07:02
Foto ilustrim

Argjendi përforcon mbrojtjen imunitare të organizmit të njeriut duke luftuar kundër infeksioneve. Argentum Nitricum (15CH) qetëson stresin para një provimi apo një takimi të rëndësishëm pune.

Ky metal rekomandohet përgjithësisht për të luftuar kundër infeksioneve të sferës së ORL-së. Por përse shërben konkretisht ai?

Argjendi gjendet në organizmin e njeriut në mëlçi, në bajamet dhe vezoret tek femrat. Në doza të vogla, për t’i u shmangur rrezikut të ndonjë intoksikimi, ai përdoret në oligo-terapitë dhe ne homeopati.

Në kuadrin e oligo-terapisë argjendi përdoret në formën e kapsulave me nitrat argjendi në doza tepër të vogla që të mund të ndihmojë organizmin në luftën kundër infeksioneve virale të fytit, të hundëve apo veshëve.

Kurat me argjend të kësaj lloj forme nuk duhet të kalojnë një kohë prej dy javësh, dhe kjo duke përdorur vetëm 1 ampulë në ditë.

I shoqëruar me bakër në përqindje shumë të vogla, ato stimulojnë imunitetin e organizmit dhe ndihmojnë për një çlodhje të madhe gjatë periudhave të mëdha të një stërmundimi.

Kurat që kanë një përzierje bakër-flori-argjend, mund të zgjasin edhe gjatë 1 muaji.

Si përdorim lokal, argjendi përdoret edhe si “spray” në hunde për të lehtësuar rinitet. Në këtë rast, argjendi eliminon shkaktarët infektues, kufizon inflamacionin dhe ndihmon mbylljen e plagës së mukozës së hundës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat