Nesër në hapësirat e UP-së: Aksion për mbjellje fidanësh

Prishtina

Nesër në hapësirat e UP-së: Aksion për mbjellje fidanësh

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 15:33
Projekti "Përtej pragut"

Të shtunën, më 22 tetor, në hapësirat e Universitetit Publik Prishtinës, është paraparë zhvillimi i dy aksioneve m qëllim gjelbërimi të hapësirave universitare.

Këto aksione ia ka organizuar OJQ " UrbaniaK" dhe FNA-Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në kuadër të projektit "PËRTEJ PRAGUT".

Aktiviteti fillon në ora 09:00 në të dy hapësirat e njësive akademike dhe me këtë rast ftohen të gjithë stafi, personeli administrativ dhe studentët të japin kontributin e tyre për ta përparuar hapësirën e jashtme.

Në ora 12:00 fillon edhe mbjellja zyrtare e fidanëve me ç'rast do të jetë edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Memli Krasniqi si dhe reprezentues te Agjencionit Pyjor të Kosovës, të cilët i falënderojmë për përkrahjen ë projektit dukë i dhënë donacion fidanët që do të mbillen.

Ejani dhe mbillni fidanin tuaj dhe kujdesuni për të.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat