Avdullah Hoti mbështet Përparim Ramën: Prishtina duhet të zhvillohet në kryeqytet modern të Republikës

Prishtina

Avdullah Hoti mbështet Përparim Ramën: Prishtina duhet të zhvillohet në kryeqytet modern të Republikës

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nëpërmjet një postimi në Facebook ka shfaqur mbështetjen e tij për kandidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama.

Hoti me këtë rast ka shkruar se Prishtina duhet të zhvillohet drejt një qendre moderne metropolitane që e integron në zhvillimin e saj pjesën e Llapit e Gollakut, Fushë Kosovën, Obiliqin e Lipjanin.

Prishtina duhet të zhvillohet në qendër universitare për të gjitha trojet shqiptare, qytet dinamik i kulturës e sportit, i shkencës, me rini e talente mbarëshqiptare dhe përtej. Prishtina duhet të zhvillohet në nyje lidhëse të komunikacionit rrugor e hekurudhor në mes të Durrësit e Selanikut dhe Evropës Qendrore e Perëndimore, qendër furnizimi me mallra për gjithë regjionin. Prishtina duhet të zhvillohet drejt një nyje të furnizimit me energji për komunat e tjera dhe ekonominë e Kosovës dhe pjesën tjetër të regjionit”, shkroi Hoti në Facebook.

Ai theksoi po ashtu se Prishtina duhet të zhvillohet si qytet i gjelbër, i këndshëm për jetë dhe për rritje të fëmijëve, qytet i mundësive për biznes e karrierë për talentet më të mirë.

Prishtina duhet të zhvillohet drejt një qendre të shërbimeve më të avancuara shëndetësore për gjithë rajonin dhe përtej. Prishtina duhet të zhvillohet në kryeqytet modern të Republikës, me transport modern, me shërbime komunale moderne, me të gjithë infrastrukturën e nevojshme”, përfundoi Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat