Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se e kanë dënuar me 100 euro gjobë një qytetare, e cila është parë në një video në Facebook duke hedhur mbeturina nga dritarja e banesës.
Këtë Tahiri e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
“Mbrëmë u publikua një video ku shihet një banore duke hedhur mbeturinat nga dritarja e banesës. Inspektorët e zonës e kanë identifikuar palën, dhe i kanë shqiptuar gjobë në vlerë 100 euro. Falënderojmë qytetarët për denoncimin publik të rasteve të tilla, dhe për ndihmën që na e japin në identifikimin e shkelësve të ligjeve”, ka shkruar ai më tej.