Komuna e Prishtinës e 'çmonton' një qytetar nga Prishtina

Prishtina

Komuna e Prishtinës e 'çmonton' një qytetar nga Prishtina

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 14:09
Ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se inspektorët e Ndërtimit bashkë me Policinë e Kosovës, kanë ndërmarrë sot një aksion në lagjen “Dardania”, në kryeqytet, për shkak të dëmtimeve që i janë shkaktuar një objekti kolektiv.

Siç njoftohet për rastin në fjalë, pala pas renovimeve të brendshme në objekt banesor, i ka dëmtuar e rrënuar muret e përdheses së objektit kolektiv.

“Inspektori i zonës ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore me kohë, si ndërprerjen e punimeve, shqiptimin e gjobës, dhe vendimin që obligon palën për ta rikthyer objektin në gjendjen e mëparshme.

Meqë pala nuk ka përfillur vendimet e urdhëresat e inspektorit, dhe ka vazhduar me punime, ndaj tij është iniciuar edhe kallëzim penal. Kompania e kontraktuar nga Komuna do ta bëjë muratimin e asaj pjese, kurse shpenzimet do t’i barten palës”, thuhet në njoftim.

Kjo qytetarit do t'i kushtojë mijëra euro...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat