Kush u bë shkaktar i përçarjes së votës shqiptare në Maqedoni? Shabani zbardh prapaskenat – ja kush fiton nesër

Politika

Kush u bë shkaktar i përçarjes së votës shqiptare në Maqedoni? Shabani zbardh prapaskenat – ja kush fiton nesër

Nga: M.L. Më: 23 prill 2024 Në ora: 22:32
Osmani, Taravari

Nesër (e mërkurë 24 prill) do të mbahen zgjedhjet e shtata presidenciale në Maqedoni të Veriut.

Në zgjedhjet presidenciale do të garojnë shtatë kandidatë.

Mes kandidatëve janë edhe dy shqiptarë: Ministri aktual i Jashtëm Bujar Osmani nga Fronti Evropian dhe Arben Taravari nga koalicioni VLEN.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Amir Shabani në një prononcim për gazetën “Bota sot”, e ka vlerësuar si të qetë fushatën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale.   

Sa i përket kësaj fushate zgjedhore që tani më ka përfunduar, mund të them se ka ecur mbarë e mirë, mobilizimi i qytetarëve ka qenë masiv edhe në këto zgjedhje në vendin tonë”, ka thënë ai për Bota sot.

Shabani ka thënë se në Maqedoninë e Veriut po ndodhë një revolucion politik, pas bashkimit të bllokut opozitar shqiptar në një koalicion – “VLEN”.

“Dëshiroj të potencoj se kësaj radhe po ndodh një revolucion politik në Maqedoninë e Veriut, pasiqë blloku opozitar shqiptar u bashkuan nën një koalicion, koalicioni VLEN, liderët e partive politike të cilët me pjekurinë dhe pêrvojën e tyre nga e kaluara e morën mesazhin nga populli se ndryshimi mund të ndodh vetëm nëse opozita shqiptare bashkohen.

Pse e them këtë?! Pasiqë pushteti aktual në vendin tonë, tani e 22 vite nuk ka realizuar procese të mirëfillta zgjedhore dhe si të tillë kanë mbetur në pushtet, pastaj edhe mungesa e konsoliditim të opozitës shqiptare ia ka dhënë mundësinë që ata të fitojnë. Mirëpo, kësaj radhe populli pret dhe angazhohet për ndryshim politik në vend sepse më shumë se dy dekada në qeveri e konsiderojmë monarki, e aspak demokraci”, shprehet ai.

Ndonëse i vlerëson si të ulëta gjasat që kandidatët shqiptarë të zgjedhen president të vendit, Shabani shprehet se qëllimi ishte të shkohet në raudin e dytë dhe opozita shqiptare ishte e para që promovoi kandidatin shqiptar për president, Dr. Arben Taravari, një politikan i dëshmuar për ndershmëri, përvojë dhe transparencë.

“Por, fatkeqësisht partia shqiptare në pushtet menjëherë pas këtij hapi të opozitës, e promovuan edhe ata kandidatin e tyre presidencial dhe kështu konsiderojmë se u bënë shkaktar të përçarjes së votës shqiptare. Megjithatë, fryma e ndryshimit dhe shpresës vërehet tek qytetarët dhe mërgata shqiptare, andaj pritet një epokë e re e politikës në Maqedoninë e Veriut, një kapitull i ri dhe një ndalesë i hovit të mërgimit”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat