“Të fortit e shtetit punësuan njerëz të sistemit serb” – Eksperti kërkon ‘goditjen’ e tyre!

Politika

“Të fortit e shtetit punësuan njerëz të sistemit serb” – Eksperti kërkon ‘goditjen’ e tyre!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 22:58
Ilustrim

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se, që nga pas lufta asnjë qeveri nuk e ka çuar mandatin deri në fund, kështu që kemi pas zgjedhje të parakohshme të shpeshta.

Ai shprehet se të gjitha qeveritë deri tash kanë thënë se do ta luftojnë krimin dhe korrupsionin.

Kështu që, sipas Tërnavës situata e kriminalizuara nëpër institucionet e Kosovës vazhdonte pa ndryshime, duke shtuar se kriminalitetin e instaluan të “fortit e shtetit”, të cilët qeverisën pas lufte.

“Ata emëruan njerëzit e tyre nëpër vende të rëndësishme të institucioneve, sidomos në drejtësi, të cilët kishin për detyrë mbrojtjen e atyre që i emëruan në ato poste. Ata kishin qëllim dhe prioritet pasurinë e tyre, prandaj skandalet e ndryshme që ndodheshin, u duheshin për të shkuar në zgjedhje të reja”, potencon Tërnava, i cili shton se më këtë rast stërzgjatja e situatave të kriminalizuara nëpër institucione vetëm sa zgjatej.

“Edhe vet zyrtarët që ishin të nominuara në ato poste përpos që u interesoheshin që shefat e tyre të pasuroheshin, as vet nuk e linin keq. Në shumë raste ata përfitonin, e sidomos lëshonin rrënjë”, shprehet ai.

Eksperti shton se ishte për t’u habitur se si në institucione punësoheshin njerëz që ishin kishin punua në sistemet e institucioneve të Serbisë derisa u çlirua Kosova.

“Më e keqja është se edhe sot ka të tillë që kanë punuar deri më 1999 bashkë me serbët, dhe prapë janë punësuar nëpër ato poste të rëndësishme të drejtësisë edhe pas luftës, duke pasur mjaftë të rinj me shkollime adekuate profesionale të cilët edhe kanë luftua deri në çlirimin e vendit dhe rrallë nga ta janë punësuar”, thekson ai.

Ai shton se edhe sot ka të punësuar të tillë, të cilët marrin paga edhe pse kanë një moshë të shtyer.

“Nga këtu mund të konstatohet se në këto poste të rëndësishme nëpër institucione të Kosovës ende ka njerëz të punësuar që deri në çlirimin e Kosovës, kanë punuar bashkë me serbë për Serbinë, gjë që nga këto dyshime ka edhe fakte se institucionet e drejtësisë nuk janë spastrua ashtu si duhet deri më tani edhe që kanë kaluar mbi 23 vite liri. Prandaj pyetja se deri kur do të tolerohen këto dukuri, të mos japin përgjegjësi, të mos hetohen dhe të mos adresohen në mënyrë të ligjshme, sanksionohen, gjyqtarët dhe prokurorët dhe zyrtarët tjerë të cilët për dy dekada, e sidomos në periudhën pas shpalljes së pavarësisë, kanë dështuar totalisht për të luftuar krimin e organizuar dhe mafian”, potencon ai.

Eksperti kërkon që të fillon procesi i vettingut.

“Procesi i vettingut në Kosovë duket se do të jetë premtim i dështuar, sepse ish pushtetarët janë pozicionuar kundër për të mos e kaluar, dhe për këtë pasojë, edhe zotimi i qeverisë për bërjen e ligjit dhe shpalljen e tij, po mbetet premtim për të dëshiruar”, përfundon eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat