“Skandal”, reagon ashpër analisti: Seanca e OKB-së i ngjante një cirku - ja pse!

Politika

“Skandal”, reagon ashpër analisti: Seanca e OKB-së i ngjante një cirku - ja pse!

Nga: A.SH Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 09:59
Albin Kurti

Vendimin për heqjen e dinarit nga përdorimin shkoi deri në OKB!

Të enjten të kaloi u mbajt seancë për dirnarin në Këshillin e Sigurimitë të OKB-së. Kjo senacë është thirrë nga Serbia për të diskutuar sipas tyre veprimet e Kosovës karshi Serbisë.

Analisti Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se ajo seancë i ngjnate më shumë një cirku.

Ai shpreh mllefin e tij, duke thënë se pse një këshill me rëndësi kaq të madhe të bie në nivelin e temave si dinari.

Të trajtohet dinari paçavër serb deri në KS të OKB kjo nuk i bënë nder këtij Forumi të rëndësishëm botëror i cili funksionon që nga viti 1945. Bile kjo trajtesë me kaq “urgjencë” të kësaj çështje të papërfillshme të dinarit serb është një nënçmim i papresedan edhe i vetë KS të OKB-së.

Trajtimi i dinarit paçavër serb i pa vlerë ishte nën nivelin e temave me të cilat KS duhet të merret e posaçërisht në këtë kohë kur bota siç thuhet është në flakë dhe gjaku po derdhet gjithandej botës kurse KS i OKB e paska parë të arsyeshme të merret me dinarin serb.

O tempora, o moris, do thonin latinët e vjetër!”, thotë ai.

Ai këtë e quan një skandal, duke vë theksin se kur është në pyetje Serbia me rrenat e saj po mundka të trajtohen në OKB.

“Pra, është një skandal dhe mbi skandalet dhe turpi i këtij organi të rëndësishëm botëror i cili e uli veten në një cirk sui generis duke e poshtëruar pa presedan autoritetin e tij botëror. E çuditshme, kur është në pyetje Serbia me rrenat, mashtrimet dhe trillimet e saj të cilat i trajtoi edhe KS i OKB ndoshta nuk është çudi që nesër dikush do ta rrotullojë krejt botën për hatër të Serbisë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat