Sondazhi i fundit, vjen “paralajmërimi i keq” për opozitën: Ja çka ndodhë nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme!

Politika

Sondazhi i fundit, vjen “paralajmërimi i keq” për opozitën: Ja çka ndodhë nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme!

Nga: A.M. Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 19:42
Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi dhe Lumir Adixhiku

Një sondazh i publikuar të hënën në medie që pasqyron matjen e opinionit publik se cila parti do të fitonte nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, ka trazuar skenën politike në Kosovë.

Nga sondazhi, në kuadër të OMNIBUS-it për matjen e opinionit publik, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të printe e para në listë, duke kryesuar me 48.5 për qind.

E ky sondazh nxiti reagime dhe akuza nga partitë opozitare, duke e cilësuar atë si të manipuluar.

Publikimi i sondazhit erdhi pas thirrjeve të vazhdueshme të partive opozitare për zgjedhje të parakohshme.

E për këtë temë ka folur në një prononcim për “Bota sot” analisti politik, Skënder Mulliqi.

Së pari, ai kundërshtoi opozitën, duke thënë se rezultatet e sondazhit nuk janë të manipuluara, por janë të sakta.

Analisti shtjelloi disa pika e kaluara, që kanë bërë që partitë opozitare ta humbin besimin e shumicës së qytetarëve të Kosovës.

“Sigurisht se LVV kryeson në vend të parë me 48.5, dhe nuk është rezultat i manipuluar siç pretendon blloku opozitar. Sondazhi i UBO Consulting ka rezultate të sakta. Duhet të kthehemi mbrapa për të treguar se pse PDK dhe LDK, e mos të flasim për partitë e vogla, kanë rezultuar dobët sipas sondazhit të fundit.

Këto dy subjekte politike qeverisën bashkë për një kohë bukur të gjatë, kur qytetarët prisnin rezultate nga ky koalicion për një jetë më të mirë, por që ndodhi e kundërta. Nuk punuan mirë në planin e brendshëm politik dhe ekonomik dhe as në planin e jashtëm. Dështimet e këtyre pushteteve ishin të mëdha, të cilat sollën nivel të lartë të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, pastaj të klientelave, etj. Qytetarët u varfëruan shumë, edhe më shumë u larguan nga Kosova”, deklaroi ai.

Image
Analisti politik, Skënder Mulliqi.

Po ashtu, Mulliqi paralajmëroi opozitën të mos pres sondazhe me rezultate të mira, pasi në kohën kur ishin në pushtet përveç që dështuan në shumë aspekte, ata edhe u pasuran në mënyrë marramendëse.

“Klasa e kaluar politike u pasurua në mënyrë marramendëse në kurriz të taksapaguesve, kështu që mos të presin sondazhe të mira, dhe vështirë e kanë ta kthejnë pushtetin e humbur. Të gjitha sistemet funksionuan me deficte të mëdha. Nuk kishim për 22 vite të qeverisjes së tyre nivel të shëndetësisë ashtu si duhet, nivel të arsimit shumë të dobët, jo nivel të dëshiruar të funksionimit të organeve të drejtësisë e shumëçka tjetër.

Ndikuan këto të liga që mos të harrohen lehtë nga qytetarët ish pushtetet. Prandaj, edhe sondazhet sigurisht se u dalin të dobëta. Të bëmat e gardës së vjetër reakcionare politike reflektuan keq edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit. Gjate maratonës së bisedimeve me Serbinë u bënë gabime të rënda, nga nënshkrimet e PDK dhe LDK humbëm 2200 hektarë të tokës me Demarkacionin me Mal të Zi. Pastaj, u vazhdua me firmosjen e radhës në Bruksel, të Asociacionit me kompetenca ekzekutive nga Thaçi dhe Mustafa. Ky ishte sigurisht gabimi më i madh, gjatë maratonës së bisedimeve me Serbinë. E faktorizuan kështu në bisedime Serbinë e Vuçiqit. Gabimet e kaluara të PDK dhe LDK, kësaj qeverie po i nxjerrin telashe të mëdha, kur dihet se marrëveshjet e tilla kanë karakter ndërkombëtar dhe vështirë të zhbëhen si të tilla”, theksoi analisti.

Ndër të tjera, ai vlerësoi se Kurti me kabinetin e tij po bëjnë “luftë titanike” që Asociaiconi i nënshkruar nga PDK dhe LDK në të kaluarën mos të gjej zbatim.

Po ashtu, bazuar në sondazhin e fundit dhe punës së qeverisë, Mulliqi paralajmëroi se PDK e LDK do dalin humbëse ndaj LVV-së, në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

“Kjo qeveri dhe kryeministri Kurti po bëjnë luftë titanike që një asociacion i tillë, mos të gjejë zbatim, edhe pse opozita po e thotë pa të drejtë të kundërtën. Kur të gjithë kanë menduar në konstruktivitetin politik të opozitës, kur bëhet fjalë për këtë temë, shumë të ndieshme dhe të rëndësishme jo vetëm për Kosovën, ata me çdo kusht pikërisht mbi këtë temë po kërkojnë rrëzim të qeverisë së mirë, të Albin Kurtit, e që shumë vështirë ështe të ndodhë. PDK po kërkon zgjedhje të reja sipas deklarimeve të Vlora Çitakut dhe Abelard Tahirit, por sigurisht se nuk do t’u dalin hesapet e planifikuara. Edhe ky sondazh, por edhe arritja e rezultateve të deritashme të kësaj qeverie, do të bëjnë që PDK dhe LDK në shkuarjen eventuale në zgjedhje të humbin prapë nga LVV dhe Lista Guxo”, përfundoi Skënder Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat