“Pas Ukrainës, këto shtete të Ballkanit janë target i Rusisë dhe Serbisë”, eksperti jep alarmin

Politika

“Pas Ukrainës, këto shtete të Ballkanit janë target i Rusisë dhe Serbisë”, eksperti jep alarmin

Nga: P.Rudi Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, shteti i Rusisë ka dorë për situatën që u krijua së fundi në veri të Kosovës, duke përfshirë edhe sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator.

“Që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia, Ambasada në Prishtinë ka vërejtur një rritje të dezinformimit rus dhe ka vlerësuar se është nxitës gjithnjë e më i pranishëm i të menduarit të dhunshëm ekstremist dhe polarizimit ndëretnik që kontribuon në tensionet ndëretnike në veri të Kosovës”, thuhet në raportin periodik për Kosovën.

Krejt kjo, sipas ekspertit të sigurisë Drizan Shala, është dëshmi se Rusia përmes Serbisë synon hapur destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Image
Drizan Shala

Siguria rajonale dhe zhvillimet që janë duke ndodhur nga ana e Serbisë në drejtim të vendeve që kanë aspiratat euro-atlantike mund të thuhet që Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, por edhe Bosnje e Hercegovina do të jenë target nga ana e Rusisë dhe Serbisë për të nxitur një situatë të ngjashme sikur që ka krijuar Rusia në drejtim të Ukrainës në lidhje me një të ashtuquajtur “operacion special” për deznasifikim në rastin që po potencojmë, ndërsa në pjese e Ballkanit do të jetë situatë e ashtuquajtur narratives serbe për të mbrojtur popullatën serbe në këto shtete nga presioni që behet nga këto qeveritë”, shprehet Shala.

Ai thotë se përballë kësaj situate, Kosova ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për ta parandaluar përsëritjen e një sulmi tjetër terrorist në Kosovë.

“Kosova ka ndërmarr gjitha veprimet adekuate nga data 24 shtatori, ku grupi i armatosur serb më mbështetje faktike shtetërore kanë ndërmarr veprime në cenim të integritetit territorial të Kosovës nga formacionet e akterëve shtetëror, por edhe jo shtetëror të Beogradit zyrtar”, thekson Shala.

Për fund, Shala deklaron se për shkak të rritjes së ndikimit rus në Ballkan, edhe NATO ka rritur nivelin e saj të pranisë në Kosovë e më gjerë.

“Institucionet e sigurisë në vend kanë të mbuluar çdo lëvizje të mundshme të çfarëdo veprimi që mund të paraqiten nga strukturat shtetërore të Serbisë në drejtim të Kosovës, por që këto informacione tani kanë marr përmasa publike nga ana e udhëheqësve të shtetit për një organizim të tillë, dhe kjo do të ndikojë që NATO do të duhej të ngrit nivelin e saj në fazën preventive për të parandaluar çdo mundësi të këtyre akterëve shtetëror apo jo shtetëror të Serbisë në drejtim të Kosovës apo vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor”, përfundon për “Bota sot” eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat