Ngrihet alarmi pas urdhërarrestit ndaj Radoiçiqit/ Ky mund të jetë plani i Serbisë!

Politika

Ngrihet alarmi pas urdhërarrestit ndaj Radoiçiqit/ Ky mund të jetë plani i Serbisë!

Nga: M.Haziri Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 08:28
Milan Radoiçiq

Me kërkesë të autoriteteve të Kosovës, organizata ndërkombëtare policore – INTERPOL ka lëshuar urdhër-arrest për Milan Radoiçiqin, i dyshuar si organizator i sulmit terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjska të Komunës së Zveçanit, në veri të Kosovës.

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq ka konfirmuar se INTERPOL-i ka lëshuar urdhër-arrest për Milan Radoiçiqin.

Urdhri është lëshuar. Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka paraqitur kërkesë në INERPOL përmes UNMIK-ut (Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (UNMIK)”, tha Rashiq.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Muhamet Kelmendi.

Ai thotë që Serbia është përgjegjëse për sulmin terrorist në Banjskë dhe se e njejta nuk respekton normat ndërkombëtare.

Image
Muhamet Kelmendi

Serbia është organizatore dhe udhëheqëse e aksionit terrorist në Banjskë të Kosovës. Si subjekt i tillë, Serbia nuk i respekton normat ndërkombëtare dhe nuk vepron në drejtim të vendosjes së drejtësisë në vend. Serbia muk e bënë dënimim e terroristëve serbe. Është shumë e pabesueshme se shteti terrorist si Serbia t’i dënojë terroristët. Terroristi nuk e dënon territorin dhe as terroristët e vet”, thotë ai.

Profesori më tej, përmend detajet që serbët kishin në sulmin terrorist në Banjskë, duke i vënë theks mendimin për ndarje të Kosovës.

“Grupi kriminall-terrorist i Milan Radoiçiqit është në përbërje mbi 60 terroristë serbë. Armët ishin të prodhimit serb, hartat e veprimit të ushtrisë serbe dhe mjetet e blinduara. Tërë arsenali ishte i veprimit terrorist me planë të ndarjes dhe të pushtimit të territorit të Kosovës nga Serbia. Terroristët e Vuçiqit u vendosen dhe gjenden në Serbi. Ata nuk u dënuan”, shpjegon profesori.

Në fund, ai tha që urdhërarresti nga INTERPOL është akt i qëlluar dhe se kjo situatë dëshmon që përveç Radoiçiqit, terrorist është edhe Vuçiq.

“Urdhërarresti i INTERPOL-të është akt i qëlluar dhe veprim adekuat juridik ndërkombëtar. Sigurisht se Serbia nuk do t’i dorëzon terroristët e kërkuar me urdhërarrest. Mirëpo, INTERPOL-i ka mundësi me marrë masa konkret, deri te përjashtimi i shtetit serb nga kjo organizatë. Ajo që duhet përshëndetur është fakti se Milan Radoiçiq së bashku me 11 terroristët e tjerë tash kërkohen nga çdo shtet anëtar i INTERPOL-të në botë. Në anën tjetër, është akt që tregon karakterin terrorist jo vetëm të terroristëve të Milan Radojçiqit dhe të Aleksandër Vuçiqi, por edhe vet të shtetit serb, i cili nuk i respekton rregullat ndërkombëtare dhe parimet e pranuara”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat