Vendimi i fundit i Speciales ndaj Thaçit, Veselit e Selimit, Mehmeti ka një paralajmërim

Politika

Vendimi i fundit i Speciales ndaj Thaçit, Veselit e Selimit, Mehmeti ka një paralajmërim

Nga: P.Rudi Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 22:26
Gjykata Speciale

Gjykata Speciale në Hagë ka marr vendim është marrë vendim që të pezullojë çdo vizitë dhe komunikim me persona të paprivilegjuar për tre të arrestuarit nga Gjykata Speciale, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin.

Krejt kjo, sipas Speciales ka ndodhur pasi tre të akuzuarit kanë zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur dhe dëshmive konfidencialet tek personat që i vizitojnë ata në Qendrën e Paraburgimit.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi (“Tre të akuzuarit”) kanë shkelur urdhrat e Trupit Gjykues duke zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur dhe/ose duke shpërndarë përmbajtjen e dëshmive konfidenciale personave që i vizitojnë ata në Qendrën e Paraburgimit”, thuhet në parashtrimet e Kimberly West.

E lidhur me këtë vendim ndaj Thaçit, Veselit e Selimit ka folur analisti Faton Mehmeti.

“Vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë është i bazuar në incizime të tyre dhe si e tillë natyrisht se mbështet në fakte. Duket se Thaçi e Veseli si dhe Selimi janë të tronditur se mund të dënohen nisur nga dëshmitë që ata veç se e dinë se cilat janë bazuar mbi aktakuzën e Speciales”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Image
Faton Mehmeti

Sipas Mehmetit, me veprimet e tyre Thaçi, Veseli e Selimi po dëshmojnë se janë fajtor për ato çka akuzohen.

“Me presionin ndaj dëshmitarëve që të ndryshojnë deklarata "për të mirën e Kosovës" kjo treshe ka predispozuar veten si fajtor, andaj edhe po bëjnë çdo gjë që dëshmitarët të ndryshojnë deklaratat”, shprehet Mehmeti.

Natyrisht se masat e ndërmarra deri diku evitojnë mundësinë e ndikimit të dëshmitarëve megjithatë ende ekzistojnë mënyra atë tjera. Mirëpo, Thaçi-Veseli dhe Selimi ua kanë bërë sherrin edhe të tjerëve që do të jenë edhe më shumë të mbikëqyrur dhe të drejtat do u kufizohen. Kështu që, vendimi i Gjykatës është veç hapi i parë na masat edhe më të ashpra që mund të jenë, siç janë edhe izolimi edhe në paraburgim”, përfundon Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat