Zelensky paralajmëroi luftë në Ballkan/ Eksperti i sigurisë tregon shtetet ku mund të shpërthejë konflikti

Politika

Zelensky paralajmëroi luftë në Ballkan/ Eksperti i sigurisë tregon shtetet ku mund të shpërthejë konflikti

Nga: P.R Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 08:03
Pamje nga lufta në Ukrainë

Në një intervistë dhënë së fundit, Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, ka paralajmëruar luftë në Ballkan.

Si cak thënë Zelensky, ka informacione se Rusia po planifikon të nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.

"Sot, të gjithë po diskutojnë krizën në Lindjen e Mesme. Por, siç thashë më parë, sinqerisht, nuk është problem i djeshëm. Të gjithë e dinë për këtë konflikt të vazhdueshëm dhe luftë të vazhdueshme, por askush nuk dëshiron t’i japë fund sepse është i përshtatshëm. Pas shpërthimit në Lindjen e Mesme qëndron Rusia, ne jemi të sigurt, me aleatin e saj Iranin. Kini kujdes Ballkanin. Më besoni, po marrim informacione: Rusia ka një plan të gjatë. Lindja e Mesme, pastaj të paktën do të jetë Ballkani, nëse vendet e botës nuk bëjnë asgjë tani. Do të ketë një tjetër shpërthim të tillë”, ka thënë Vlodymyr Zelensky.

Se ka rrezik për shpërthimin e një konflikti në Ballkan, e thotë edhe eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

“Situata e sigurisë evropiane që nga fillimi i luftimeve në mes Hamasit dhe Izraelit tanimë ka marr një trajektore me potencial për eskalim në përmasa të rrezikshme për rajonet që janë fragjile në formatin politiko/shoqëror. Konflikti në mes Ukrainës dhe Rusisë dhe shpërndarja në formatin e rrjetës në rajone të caktuara po e dëshmon një strategji luftarake që është duke zbatuar Rusia përmes këtij veprimi duke zvogëluar në minimal ndarjen e resurseve nga faktori perëndimor për të monitoruar zhvillimet në vatrat e krizave dhe luftimeve”, thotë Shala.

Image
Drizan Shala

Madje eksperti Shala tregon se cilat shtete në Ballkan mund te jenë vatrat e konfliktit të mundshëm, i planifikuar nga Rusia.

“Deklarimi i Zelenskyt për një konflikt në Ballkan nuk është vetëm një iluzion apo fatamorgan, por një realitet i mundshëm që vatra e krizës të jetë Bosnje e Hercegovina apo Mali i Zi, por që as Maqedoninë e Veriut nuk mundemi të mos fusim në këtë orbitë të një konflikti të mundshëm”, shprehet Shala.

“Por që Kosova në raport me një sulëm që ishte planifikuar dhe ishte zbatuar me 24 shtator, mund të themi që është parandaluar dhe me këtë akt të veprimit është ndalur për një periudhë të caktuar konflikti që ka mund të hapet nga presioni i raporteve Kosovë-Serbi”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat