Tërnava: Ndeshja me Izraelin, sfidë e madhe për orientimin perëndimor të Kosovës”

Politika

Tërnava: Ndeshja me Izraelin, sfidë e madhe për orientimin perëndimor të Kosovës”

Nga: A.SH. Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 20:43
Hajrullah Tërnava

Sonte zhvillohet ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izrealit. Policia e Kosovës me këtë rast ka rritur nivelin e sigurisë.

Në lidhje me këtë, eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, për “Bota sot” , u shpreh se duke pasur parasysh faktin që në Kosovë shumica është me fenë myslimane dhe duke parë konfliktin ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, situata mund edhe të eskalojë.

“Sportet ndërkombëtare të reprezentacioneve që zhvillojnë gara sportive në vendin tonë, e sidomos në këto rrethana të konflikteve të tensionuara-tendosura sikur që ndodhi konflikti luftarak palestinez dhe izraelit, duke i marrur parasysh rrethanat aktuale gjeo-politike por edhe fetare në Kosovë, e tani sikur që pritet të luhet loja, e duke e pasur parasysh përkatësinë fetare të shqiptarëve si shumicë myslimane, ka dyshime se mund të ketë eskalim të situatës në përkrahje të palestinëzve, që situata politike në atë shtet është tepër e rëndë. Kjo lojë mes këtyre dy shteteve Kosovë-Izraeli, mund të ketë pengesat e saj në përkrahje të vuajteve të popullates palestineze nga ana e qytetarëve tonë të cilët i përkasin fesë myslimane. Meqëse shteti i Kosovës është shtet multikulturor dhe gjithsesi se duhet ta kemi parasysh interesin tonë shtetëror, dhe duhet ta kemi të qartë se shteti i Izraelit e ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe në shumë raste është duke na qëndruar pranë ndërkombëtarisht e kur dihet që Izraeli është miku i përbetuar, më i afërt i shtetit më të fortë të botës, Amerikës, prandaj gjithsesi që shteti i Kosovës, gjithashtu duhet t’i kontribuoj kësaj situate për të mirën e shtetit tonë, kështu që kjo lojë mes Kosovës dhe Izraelit të zhvillohet pa pengesa dhe në mënyrën më të mirë sportive”, thotë ai.

Sipas tij, Kosova nuk duhet të harrojë se Izraeli qëndron me Kosovën dhe e ka njohur pavarësinë e saj. Më tej, thekson se Palestina është shteti i cili na sheh si agresiv dhe Serbisë i qëndron në krah.

“Mos të harrojmë se Palestina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, përkundrazi ambasadori palestinez në Beograd deklarohet gjithnjë në favor të Serbisë, dhe neve shqiptarëve na llogarit si okupues agresiv të Kosovës, dhe Serbisë gjithnjë i qëndron në përkrahje, prandaj marr në tërësi shqiptarët duhen ta kenë këtë situatë të qartë, dhe t’i mbrojnë interesat tona shtetërore dhe të kontribuojnë që reprezentacioni i Izraelit të pritet mirë, dhe kjo lojë të zhvillohet në suazat sportive ndërkombëtare, dhe ky reprezentacion i Izraelit sa të qëndron në Kosovë, të pritet si ështe më së miri, deri në përcjelljen e tij”, deklaron eksperti.

Në fund, potencon se policia dhe shërbimet e tjera duhet të jenë të përgatitura mirë që ndeshja të jetë e suksesshme sa i përket sigurisë.

Institucionet shtetërore e sidomos ato të punëve të brendeshme, që janë policia dhe të tjerat shërbime të sigurisë, duhen të jenë të vëmendshëm dhe të përgatitura, që kjo lojë mes këtyre dy shteteve të jetë e sukesesshme sa i përket sigurisë prej fillimit deri në mbarim, dhe institucionet e sigurisë duhet t’i kenë këto gjëra parasysh, dhe Izraeli ta kuptoj në bazë të angazhimeve të institucioneve dhe të qytetarëve të saj, që e ndjejnë miqësinë e madhe ndaj shtetit Izrael. Efikasiteti i çështjeve të sigurisë, tani varet nga institucionet shtetërore të cilët janë kompetent për këto çështje të sigurisë, dhe në bazë të vlerësimeve të tyre të situatës në përgjithësi, ata vendosin se a do të kenë përforcime shtesë dhe angazhim më të madh nga policia dhe inteligjenca e vendit tonë, por vlerësimi më i mirë është që të angazhohen numër më i madh i policisë për këto ndeshje, s’paku që në preventive të ndikojë në opinion pamja e tyre, për të qenë kjo ndeshje sa më e sukeseseshme-sigurt”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat