“Kush e shkroi draft-statutin e Asociacionit!”, vjen deklarata e fortë: Amerika dhe Evropa nuk garantojnë për këtë gjë!

Politika

“Kush e shkroi draft-statutin e Asociacionit!”, vjen deklarata e fortë: Amerika dhe Evropa nuk garantojnë për këtë gjë!

Nga: Arife Morina Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 08:04
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ku tha se duhet të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

Hovenier tha se Asociacioni s’ka nevojë të ketë fuqi ekzekutive dhe nuk do të jetë nivel i tretë i qeverisjes në Kosovë.

“Draft-statuti që iu dha Qeverisë së Kosovës nga Miroslav Lajçaku dhe këshilltarët e Sigurisë Kombëtare të Francës, Gjermanisë, Italisë dhe të dërguarit special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, besoj se i plotëson të gjithë këto kritere të cilat i përmenda”.

“Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës, nuk kërkon ndryshime kushtetuese. Nuk krijon autoritete ekzekutive apo kompetenca. Nuk paraqet ndonjë autonomi brenda Kosovës”, tha Hovenier

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj në një shkrim dërguar “Bota sot” komentoi gjithë zhurmën që po bëhet rreth draft-statutit të Asocaicionit.

Së pari, kërkoi që të dihet autori/autorët që e kanë shkruar këtë draft të Asociacionit

Sipas tij, Asociacioni është i dëmshë, nuk e kupton pse draft-statuti është shkruar nga të huajt dhe jo nga ne.

“Më tregoni se kush e ka shkruar këtë draf-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Unë po ju tregoi se sa vlen ai draft statut, ku i ka rrënjët dhe a mund t’i qëndrojë stuhive të nacional-fashizmit serb te cilët do të mundohen të kapen edhe për ndonjë degë të këtij Asociacioni, i cili dërgon drejt krijimit të etnitetit serb në Kosovës i cili pastaj do të kërkonte edhe territor të posaçëm në veri.

Me tregoni se kush është ai tjetri që po e dëshiron të mirën që të na shkruaj Asociacionin një etnik.

Si është e mundur që këtë draft-statut të na e shkruajnë të tjerët, a nuk jemi të zotët që këtë ta bëjmë vetë, besoi që po sepse më nuk jemi si ne kohën e dikurshme kur nuk na lejonin të mësojmë shkrim-lexim”, deklaroi profesori nga Amerika.

Krahas kësaj, Maxharraj kundërshtoi edhe ambasadorin amerikan në lidhje me deklaratën për draft-statutin e Asociacionit.

“Më tregoni se kush ia dërgoi Kushtetutën tonë atij dikushi që na e paska shkruar draft-statutin në të cilin po thirren të gjithë se qenka brenda kushtetutes, bile për këtë paska fol edhe ambasadori Hovenier në Kosovë.

Por, nuk është ashtu. Ky draft-statut që na e paskan shkruar të tjerët, e jo ne vetë, e ka “bishtin pas dardhe”. Në këtë draft-statut janë fut spica dhe pyka përmes një terminologjie që më vonë do t’i del e vërteta”, theksoi ai.

Image
Binak Maxharraj

Më tej, profesori paralajmëroi se shteti serb do të tentojë të shfrytëzojë draftin e Asociacionit.

Madje, vlerëson se as Evropa as Amerika nuk jep garanci se ky draft-statut nuk do të jetë si ai i Bosnjës e Hercegovinës.

“Këtë “bisht pas dardhe” të këtij draft-statuti, Serbia nazi-fashiste do të përpiqet të shfrytëzojë në çdo kohë për enklavizimin etnik të serbëve sepse interesi nacional i saj është dika tjetër e pozita sociale e serbëve të veriut.

Dhe, kjo do të ndodhë sepse për këtë draft-statut nuk jepet garanci nga askush, nga Evropa jo se jo sepse ajo është më e keqja për kombin shqiptar, por nuk do të garantojë as Amerika sepse askush sot nuk garanton pos me fjalë, siç bëri me “garancën” e saj me 2005 në Dejton kur e lidhi Bosnjën e Hercegovinën përmes ndarjes etnike ku serbët tani veç janë shtet, por po presin që edhe të ndahen”, nënvizoi Maxharraj.

Ndër të tjera, kujtoi se këtë “sherr” Kosovës ia kanë lënë Thaëi e Mustafa.

“Kurse, sot Amerika e ka harruar garancionin e veç po shikon. Për këtë, më së miri deklaroi emisari kyë në Konferencën e Dejtonit, Richard Holbrooke kur tha: “Bëmë gabim të madhe që lejuam organizimin e tillë etnike të Bosnjës”.

E di se diçka e tillë do t’i ndodhë edhe Kosovës, por është interesant se çfarë do të thotë atëherë Jeff Hovenier.

Ky është sherri, kanceri që na e mbollën, na e lanë si kopil Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa me 2013/2015, pa e diskutuar me askënd, por veç nënshkruan sikur të ishin analfabet tipk”, përmbylli Binak Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat