I kërkoi Kurtit të “mos fshihet”, Maxharraj “shpërthen” ndaj Çitakut/ Ja çka i kujton

Politika

I kërkoi Kurtit të “mos fshihet”, Maxharraj “shpërthen” ndaj Çitakut/ Ja çka i kujton

Nga: Naile Ejupi Më: 30 tetor 2023 Në ora: 23:09
Albin Kurti- Vlora Çitaku

Gatishmëria e kryeministrit të Kosovës për të nënshkruar marrëveshjen e propozuar nga pesëshja ndërkombëtare për dialogun me Serbinë, nuk i ka “pëlqyer” opozitës në Kosovës.

Pos reagimeve të shumta, të shtunën ka reaguar edhe ish- ambasadorja e Kosovës në ShBA dhe tashmë zyrtarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të mos fshihet dhe të ketë transparencë për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit.

Përmes një reagimi në rrjetin e saj social “Facebook”, ish- ambasadorja ka shkruar se shpreson që me këtë javë të merr fund edhe vallja e rrezikshme e popullizmit.

“Po shpresoj që me këtë javë merr fund edhe vallja e rrezikshme e popullizmit, të ciliës paturpësisht i ka prirë Albin Kurti, duke përbaltur e lënduar secilin që ka menduar ndryshe nga Albini opozitar.

Për vitet e humbura dhe mundësitë e pashfrytëzuara nga helmi i vjellur nga populizmi dhe oportunizmi i Kurtit do flasim prapë.

Tani Albin,Pak transparencë për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit. Mos u fsheh”, ka shkruar Çitaku.

E ndaj saj ka reaguar “ashpër” profesori në Amerikë, Binak Maxharraj, i cili “ia tregon” vendin e fshehur të Kurtit.

Sipas tij, Kurti është i vetëm kundër “të fortëve” të Evropës.

“Albin ku je, a je kësajde apo kah dreqi je, sepse askund s’po të gjej, paske humbur, ku je fshehur. Nuk po të e shoh më si dukur në kohën e populizmit. Dil Albin tashti mos u fsheh. Si duket Vlorën e paska kapur një lloj nostalgjie për Kurtin. Shumë interesant?! Por Vlora, për ne të tjerët Albin Kurti nuk po fshihet, po e shohim çdo kund në rrugë, në qeveri, në Parlament çdo kund e gjen atë nëse dëshiron ta shohësh. Ai ishte fshehur në Këshillin e Evropës, i rrethuar nga më të fuqishmit e saj. A e pe Albin Kurtin në KE, ishte i vetëm kundër të “fortëve” të Evropës, i paloi, i bëri rrafsh me tokën, ua mbylli gojën të gjithëve një nga një duke e mbrojtur vendin ga hileqarët evropianë, ani pese të “mëdhenj”, por të vegjël në veprim dhe në ndikim, sepse ua mbyll gojën çetniku Aleksandër Vuçiq, nuk guxojnë asgjë të bëjnë prej tij, po i “lyhen”, po i përulen ashtu të përlyet edhe duke i ardhur era gjak ashtu e përqafojnë. Këta të fortit, të mëdhenj të Evropës, por të ligë, frikacakë për të ndërmarrë diçka, për të vendosur një makabër të quajtur dialog që nuk mund t’i japin fund që 12 vite, sepse po e përkrahin kriminelin, fashistin dhe sa më shumë e përkrahin aq më shumë ai po afrohet me Putinin dhe Xi Jinpingun”, thotë Maxharraj.

Tutje, ai thotë se Kurti nuk ka humbur, e as nuk fshihet, gjersa i kujton asaj bisedat e qeverive të mëhershme për ndarjen e Kosovës.

“Vlora Çitaku Albin Kurti nuk po fshihet, ai po lufton ne Bruksel me Evropën për Kosovën, për sovranitetin e saj. Pra, Vlora Çitaku Albin Kurti është këndej nuk ka humbur, nuk po fshihet askund si dikur bossi yt Hashim Thaçi i cili humbiste, fshihej qosheve, skutave, birave me çetnikun Vuçiq duke e bërë pazar Kosovën, këmbim territoresh, duke bërë skica, harta për ndarjen e Kosovës, duke bërë derte edhe korrigjimin e kufijve të Kosovës. Lidhur me këtë ka bashkëpunuar edhe me Edi Ramën, Grenellin, Palmerin. Nuk ke qenë imune edhe ti ndaj bisedave Thaçi- Vuçiq për ndarjen e Kosovës. Bile për këtë, siç thuhet, te zunë me “pelë për dore” në Nju Jork kur ishe ambasadore atje duke lobuar për ndarjen e Kosovës këtë e ke bërë në prani të Mattew Palmer, e ku ishte e pranishme edhe diplomatja dhe politikanja nga Bosnja e Hercegovina Sabina Çudiq, e cila reagoi shumë ashpër, por ti edhe sot je idhtare e ndarjes së Kosovës së bashku me Ramë Bujën e te tjerët në PDK. Në këtë lojë të rrezikshme u munduan ta fusin edhe Albin Kurtin, kur nuk i shkoi Thaçit në Nju Jork për t’u takuat edhe me Vuçiqin për t’i ngulë thikat mbi harta. Por, Kurti e pësoj keq. Grenelli me mafinë politike të Kosovës e hoqën nga kryeministri, por më pas në zgjedhjet e ardhshme doli dyfish më i fortë për t’u kthyer përsëri për kryeministër të Kosovës si shpëtimtar i Kosovës, i dërguar edhe nga Zoti, cili qe dy vite po lufton si luani për t’i hequr të këqijat që nga tentimi për ndarjen e Kosovës, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe etj., marifete, balta të këqija që ia lënë trashëgim”, pohon profesori.

Ai ka kërkuar që edhe opozita ta mbështes kryeministrin, gjersa shton se ata po e bëjnë të kundërtën.

“ Pra, Vlora Çitaku Albin Kurti nuk po fshihet as skutave, as birave, as qosheve por është në luftë të përditshme me çetnikun Vuçiq, me pro serbët Borell e Lajçak për të shpëtuar Kosovën nga ajo çfarë i ishte premtuar nga liderët e mëparshëm për ndarjen e Kosovës, i cili tash po tenton ta marrë me forcë, me luftë sipas asaj që i është premtuar, por ka dështuar sepse përpara nuk i ka me lojtarët e tij, por ka një titanik, një uran i cili ia nxiu jetën Vuçiqit, s’po e lënë as frymë të marrë. Por, jo vetëm me të, por edhe me të gjitha ata që po e përkrahin, por edhe me opozitën tone qyqare të shitur, që se ka dert mbrojtjen e shtetit, sovranitetin dhe integritetin por vetë, arritjen në pozitë të cilën gjë po e dëshiron edhe vetë çetniku Vuçiq. Në fund po e lidh me një thënie të mrekullueshme të shkrimtarit të madh amerikan Mark Twain kur thotë se ”patriotizmi është të mbështetësh vendin tënd gjatë tërë kohës, edhe qeverinë kur ajo këtë e kërkon”. Por, mjerisht ju me kolegët e partisë suaj si dhe me krejt opozitën po veproni të kundërtën. Pra, Vlora Çitaku mos u ngutë rri para kijeve, siç thonë populli”, shton Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat