Bota është njoftuar që Serbia është gjakatare, kjo u pa kur kufomat e shqiptarëve shfaqeshin mbi lumin Danub!

Politika

Bota është njoftuar që Serbia është gjakatare, kjo u pa kur kufomat e shqiptarëve shfaqeshin mbi lumin Danub!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 10 tetor 2023 Në ora: 23:37
Pamje nga lumi Danub, kamioni me kufomat shqiptare

Krimet serbe në Kosovë, nuk kanë të ndalur.

Përveç krimeve, vrasjeve e masakrave të tmerrshme të bëra gjatë luftës, Serbia ka vazhduar krimet e saj edhe pas luftës në Kosovë.

Dhjetëra qytetarë shqiptarë të Kosovës, janë vritë nga Serbia, dhe grupet kriminale terroriste të financaur direkt nga qeveria serbe.

Së fundi, një krim të madh e kryen kur e vranë rreshterin e Kosovës, Afrim Bunjaku.

Pra, krimet e ndryshme të kryera nga ana e Serbisë, para dhe gjatë luftës, e që shumë nga ato vrasje edhe sot nuk dihet për kufomat e shqiptarëve, është e tmerrshme për familjet e viktimave që nuk i dinë as eshtrat e më të dashurve të tyre.

Në lidhje me këtë çështje, ish-zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, thotë se, për dëshmitë e atyre të vrarëve tani janë të njoftuar edhe bota e tërë.

Sipas tij, me kamionë të mbyllur janë dërguar kufomat dhe janë hedhur në lumenj të thellë, dhe shiheshin kur dilnin kufomat nga ata kamionë mbi ujë në lumenjt e Serbisë.

“Shumë viktima janë varrosur në Serbi, në vende të ndryshme për qëllime që t’iu humben gjurmët, prandaj është normale që Kosova duhet të ngritë padi kundër krimeve serbe në përgjithësi, kështu që ky fakt do t’i shërben Kosovës si augment plus për ngritje të padisë kundër krimeve serbe, pajtimi, respektivisht arritja e marrëveshjes për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, që në fakt, nuk janë të zhdukur, por të kidnapuar nga Serbia, të dërguar të vdekur apo të gjallë, dhe masakruar e varrosur gjithandej në varrezat masive në territorin e Serbisë”, shprehet Tërnava.

Ai shton se, bisedimet e radhës me Serbinë, nuk munden të llogariten si të suksesshme si marrëveshje, pa u arritur marrëveshja për personat e zhdukur që deri me tani ende nuk kemi të dhëna për shumë persona që janë të kidnapuar, arrestuar, të vrarë, dhe as ku gjinden trupat e tyre të varrosur.

“Pra sikur të arrihej marrëveshja për këta persona të zhdukur që nga lufta e deri më tani, duhet që trupat e tyre të ju kthehen familjarëve të tyre në Kosovë, dhe Serbia të kërkoj falje publike për ato vepra kriminale të vrasjeve në mënyrat monstrume që i kanë krye ndaj popullit shqiptar, ku ka të vrarë fëmijë, pleq, gra, meshkuj të moshave të ndryshëm”, potencon ai.

Për këtë çështje, kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka thënë se për herë të parë pas shumë sfidave u arrit të imponohet adresimi i drejtë i përgjegjësisë për të zhdukurit.

“Pas më shumë se 1 vit negocimi në Bruksel, Serbia më në fund pranoi deklaratën për personat e zhdukur (e cila pritet të miratohet nga Kryeministri Kurti dhe Vuçiq në ditët në vijim). Për herë të parë pas shumë sfidave dhe pas 24 vitesh arritem ta imponojmë adresimin e drejtë të përgjegjesisë për të zhdukurit, si viktima të luftës që kërkojnë zgjidhje dhe drejtësi në bazë të konventave ndërkombëtare”, kishte deklaruar Hoti.

Hoti ka thënë se me anë të kësaj deklarate Serbia detyrohet të marrë përsipër hapjen e arkivave dhe prezantimin e dokumenteve sekrete mbi vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë.

“Prandaj më nuk do të ketë vetëm persona të zhdukur, por persona të zhdukur me dhunë nga shteti serb”, ka vijuar ai.

Ndryshe, shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kishte bërë të ditur se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për tekstin e deklaratës në lidhje me personat e pagjetur.

“Marrëveshja që ata arritën për tekstin e deklaratës për personat e zhdukur gjatë takimit të djeshëm të kryenegociatorëve është hapi i parë. Ne do ta miratojmë atë në nivel liderësh në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë që do të mbledh”, ka thënë ai.

Borrell tha se të dyja palët janë zotuar për planin evropian si dhe për aneksin, teksa shtoi se pret nga ta t’i respektojnë detyrimet që u takojnë në mënyrë që zbatimi të fillojë sa më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat