Tomë Gashi zbulon se kush e bëri të famshëm Radojçiqin në Kosovë, ja kë përmend!

Politika

Tomë Gashi zbulon se kush e bëri të famshëm Radojçiqin në Kosovë, ja kë përmend!

Nga: M.Haziri Më: 29 shtator 2023 Në ora: 16:13
Tomë Gashi

Situata në vendin tonë po vazhdon të jetë e tensionuar.

Ky tension filloi nga dita e diel ku nga sulmi terrositë mbeti i vrarë polici nga Kosova Afrim Bunjaku.

Pjesë e këtij sulmi ishte krimineli Milan Radojçiq, I cili gjatë ditës është deklaruar edhe vet që ka organizuar gjith këtë sulm.

E në lidhje me këtë avokati Tomë Gashi ka folur duke theksur që Radojçiqin e kanë bërë të famshëm disa shqiptaë tanë që kanë qenë në pushtet para Kurtit.

Sipas tij, asnjë nuk duhet të krenohet që është takuar me Radojçiqin pasiqë I njejti ka qenë dhe është një kriminel, përcjell “Bota sot”.

Ndër të tjera, ai theksoi që Prokuroria Speciale duhet të vjen me detaje për të arrestuarit nga sulmi terrorist që u krijua nga serbët.

Radojçiqin fillimisht e kanë bërë të famshëm disa shqiptarë tanë që kanë qenë në pushtet para Albin Kurtin, pa i përmnd me emra, së paku sonte. Nuk është normale që pozita kombëtare të takohet me një kriminel si Radojçiqin.

Mirëpo ne e dim që ka pasur biznismen që kanë punuar me të për bizneset e tyre të leveridshme, ku ka edhe gazetarë që kanë punuar për të, vetëm është përfiltur.

Nëse dikush fshehet pas asaj që e kam takuar në zyrën e zyrtarëve të lartë mirëpo atëhere nuk ka qenë në listën e zezë, atëhere kjo nuk e arsyeton sepse Radojçiqi nuk ka qenë djali i Nënë Terezës, pasi ai ka qenë kriminel.

Fillimisht duhet Prokuroria Speciale të jep një sqarim për emdia që a janë liruar këta kriminel në procedurë të rregullt apo janë liruar pa u futur farë në procedura penale”, u shpreh Gashi.

Më shumë mund ta ndiqni intervistën e plotë të avokatit Gashi:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat