“Ngjarja në Banjskë rrëzoi përtokë kërkesat absurde të Serbisë”/ Analisti: Kosova ta kushtëzoj dialogun me Serbinë

Politika

“Ngjarja në Banjskë rrëzoi përtokë kërkesat absurde të Serbisë”/ Analisti: Kosova ta kushtëzoj dialogun me Serbinë

Nga: Q.R Më: 28 shtator 2023 Në ora: 16:58
Takimi Kurti-Vuçiq

Analisti politik, Skënder Mulliqi, vlerëson se akti i fundit terrorist në veriun e Kosovës, tregon tendencën e Serbisë dhe Rusisë për ndarjen e Kosovës.

Sipas tij, intervenimi i shpejt i policisë së Kosovës ndaj grupit terrorist ishte grushti më i rëndë, që ju dha Serbisë në këto 23 vite të shtegtimit në liri.

Madje, ai thekson se pikërisht nga zhvillimet e fundit në veri, bashkësia ndërkombëtare duhet të ketë qasje krejt tjetër ndaj maratonës së bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve.

Image
Skënder Mulliqi

“Akti i shëmtuar terrorist i Serbisë dhe Rusisë në veri të Kosovës, ka lakuriqësuar tendencën e hapur të këtyre dy shtetetëve autoritare e shoviniste për ndarje të Kosovës. Zaten akti i fundit terrorist ku vdiq në mbrojtje të vendit rreshteri policor, Afrim Bunjaku dhe u plagosen dy të tjerë, ishte vazhdimësi e brutalitetit të regjimit shovinist të Vuçiqit, më strukturat kriminale paralele dhe Listën Serbe për zhbërje të shtetësisë të Kosovës. Por, kësaj radhe në këtë tentim të hapur të Vuçiqit , për të bërë faktike ndarjen e veriut të Mitrovicës nga jugu, i ka hasur sharra në gozhdë. U thye turpshëm një veprim i tillë i terroristeve serbe-rus ku disa prej tyre u vranë e disa u prangosën nga organet tona, e të tjerët ikën më bisht nën shalë maleve. U lanë të largohen se duket kanë ndryshuar taktikat e luftës ndaj veprimeve të tilla terroriste. Intervenimi i shpejt i policisë të Kosovës ndaj një grupi të madh terrorist i armatosur më armë të sofistikuara nga fjala e fundit e armatimit, ishte grushti më rëndë, që ju dha Serbisë në këto 23 vite të shtegtimit në liri. Dhe, kjo mendojë unë do të bënë që edhe bashkësia ndërkombëtare të këtë qasje krejt tjetër ndaj maratonës të bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve, siç edhe u kërkua më ngulm nga ana e tyre që të vazhdohet”, thotë ai.

Derisa flet për ngjarjet e fundit tragjike në veri, ai potencon se Vuçiq do të përballet me një strukturë të re të bisedimeve ku, sipas tij, apriori do të hedhet poshtë Asociacioni me kompetenca ekzekutive i vitit 2013.

“Nëse Vuçiqi kishte krijuar favore në bisedime krejt me fajin e Serbisë dhe BE-së, pa fajin e Kosovës, në vazhdimin e bisedimeve do të hynë e hendikepuar. Mendoj, se do të përballët me një strukturë te re të bisedimeve ku apriori do të hedhet poshtë Asociacioni me kompetenca ekzekutive i vitit 2013, të cilin me ngulm po e kërkon Vuçiqi në Bruksel së bashku më ndërmjetësit, Borrell dhe Lajqak. Pse, mendojë unë nuk do të jetë më në tryezë të bisedimeve, që ndodhë edhe të gabohen, një asociacion i tillë? Nuk do të jetë për faktin madhor sepse ngjarjet e fundit tragjike në veri të shkaktuara nga regjimi shovinist i Beogradit, po dëshirojnë të formojnë çerdhe të terroristëve serb, një eldorado të tyre, që do të paraqiste rrezik permanent jo vetëm për shtetin e Kosovës, por edhe për mbarë rajonin e Ballkanit. Pas asaj që ndodhi këto dy ditë, me sulmin terrorist ndaj forcave policore të Kosovës, Serbia krijoi një provë madhore për krijimin e një projekti serbomadh”, deklaron ai.

Sa i përket vazhdimësisë së dialogut, ai thekson se pala jonë duhet ta kushtëzoj Serbinë.

Ndërkaq, shton se ngjarja e Banjskes ka rrëzuar përtokë kërkesat absurde të Beogradit zyrtar, i cili sipas tij, është duke rrezikuar sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit.

“Tjetër, pala jonë mendojë që dialogun ta kushtëzon me të drejtë me heqjen e masave ekonomike, me kërkesën që Serbia të pranon pavarësinë e Kosovës, e para së gjithash që ky shtet ta heq nga preambula kushtetuese Kosovën, si pjesë përbërëse të saj, se më këtë qasje është duke u paraqitur Vuçiqi në bisedimet e Brukselit. Ishin bërë në të kaluarën një mori gabimesh, ku pala jonë u fut në bisedime pas asnjë kusht, kur dihet së Serbia bartë hipoteken e gjenocidit, dhe për faktin madhor se jemi shtet sovran dhe i pavarur. Këto defekte të mëdha duhet të largohen nga rruga, që dialogu të zhvillohet midis dy palëve të barabarta, që nuk ndodhi për gjithë këto vite. Serbia u faktorizua çuditshëm, kur dihet se ky shtet nuk është reformuar, nuk ka hequr dorë nga pretendimet e hapura territoriale ndaj Kosovës, por edhe ndaj Malit të Zi dhe Bosnjës. Mendoj se lojërat politike të Vuçiqit duhet të marrin fund. Serbia zyrtare, si bartëse e terrorizmit në Ballkan ka minuar themelet e gatishmërisë për të qenë palë konstruktive në dialog. Nëse nuk shohim masa të presionit ndërkombëtar ndaj Serbisë, do të vazhdojë odesejada për çdo lloj të arritjesh të ndonjë marrëveshje për normalizim. Ngjarja e Banjskes mendoj unë ka rrezuar përtokë kërkesat absurde të Beogradit zyrtar, i cili seriozisht është duke rrezikuar sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit”, deklaron ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat