“Kjo po i çmend Vuçiqin dhe ushtarakët serbë”/ Ish komandanti i UÇK-së shpjegon se si dështoi taktika e Serbisë për ta ndezur luftën në Kosovë

Politika

“Kjo po i çmend Vuçiqin dhe ushtarakët serbë”/ Ish komandanti i UÇK-së shpjegon se si dështoi taktika e Serbisë për ta ndezur luftën në Kosovë

Nga: M.Lakna Më: 25 shtator 2023 Në ora: 18:54
Hafir Hoxha në Koshare

Ish komandanti i Njësitit Ushtarak Policor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka bërë një analizë për ngjarjet në veriun e vendit, përkatësisht sulmit të terroristëve serbë ndaj Policisë së Kosovës.

Nga këndi i një ish ushtaraku të këmbësorisë, Hoxha ka dhënë sqarime për ata që nuk e njohin armikun, Serbinë e as strategjinë e luftës speciale të tyre.

Serbia, Vuçiqi është duke zhvilluar luftë të ashpër speciale kundër Kosovës në këto rrafshe; në politikën e jashtme dhe të brendshme të Kosovës, në ekonomi e biznes e tregti, në çështjen e sigurisë, në arsim e kulturë dhe sport, dhe në religjione më së shumti për mes mediave dhe shtypi !

Në të gjitha këto rrafshe, poligone të luftës speciale ajo ndan buxhet shtetërorë për këto veprim angazhon dhe paguan njëzet të vet, njerëz ( mercenar ) të huaj dhe njerëz të profileve dhe profesioneve të ndryshme shqiptarë e sidomos mundohet të gjen shërbyes aktiv në detyra në ato fusha ku zhvillon luftën speciale dhe tek ne në Kosovë pasi mungojnë njohurit profesionale shumë lehtë Serbia po gjen bashkëpunëtorë edhe falas në të gjitha sektoret si në politikë, në informim dhe media, në religjione, në arsim e kulturë, në biznes ekonomi si dhe në siguri!”, ka thënë Hoxha për “Bota sot”.

Ai ka thënë se futja e grupit të armatosur terrorist në Banjskë ishte taktika më e lartë dhe më e rrezikshme nga Serbia që nga koha e luftës më 1999.

Image
Hafir Hoxha

Futjen e grupit të organizuar terrorist të uniformuar dhe të armatosur më 24.09. 2023 në Banjskë afër kufirit me Serbinë, duke përdorur Manastirin ortodoks si objekt të sigurt të fortifikimit dhe pozitë e mirë luftarake për pritë, me vija nëntokësore dhe malore për evakuim, për furnizim me njerëz, ushqim, municion dhe armatim ishte planifikuar, organizuar mënyre, taktikë më e lartë më e rrezikshme më e madhe nga Serbia që nga viti 1999 !

Ky sulm, ky manovrim, kjo taktikë e tyre kishte për detyrë të zbulohen, vërehen mësohen, të provohet dhe të vërtetohet Kosova me strukturat e saj politike dhe ushtarake si do të veprojnë, koordinojnë dhe si është gatishmëria e tyre me strukturat vendore të sigurisë si dhe mënyra e bashkëpunimit dhe koordinimit të tyre me forcat e NATOS të OSBE-së dhe me parlamentin politik të BE më SHBA dhe aleatët të tjerë!”, ka potencuar ai,

E sipas tij, kjo taktikë i dështoi tërësisht Vuçiqit dhe Serbisë.

“Ky ushtrim taktik me municion, armë dhe pajisje të vërteta luftarake, kjo “takticka vezba bojevom municiom” ju dështoi tërësisht Vuçiqit dhe Serbisë, pësuan humbje në njerëz, në politikë të brendshme dhe të jashtme, demoralizuan moralisht vetën, popullin e tyre, ushtrinë, policinë, gjandarmërinë si dhe grupet e tyre paramilitare”, ka thënë ai.

Më tej, Hoxha ka shpjeguar në mënyrë profesionale ushtarake se ku dështuan serbët dhe cili ishte synimi i tyre.

“Me sulm të armatosur, me grup, njësi profesionale apo paramilitare ata kanë pasur këtë synim;

1. Të realizojnë sulm të armatosur në kohën, vendin, mënyrën më të përshtatshme të mundur për ta që t’i befasojnë, destabilizojnë, kundërshtarët (Kosovën në tërësi) në politikë, në komandim dhe mobilizim dhe në intervenim dhe kundërpërgjigje, të vendosen në objekte të tyre luftarake të fortifikuara dhe t’i zgjasin luftimet duke u munduar pastaj ta shtyjnë atë (vijë të frontit) në brendësi të Kosovës!

As njërën objektiv nuk e kanë arritur dhe kjo më së shumti po i çmend Vuqiçin dhe ushtarakët serbë sepse:

Kosova mirë i ka përcjellë aktivitetet e tyre synimet e luftës, konfliktit të armatosur, ishte në gjendje gatishmërie ku rregullisht mirë ka funksionuar reagimi i Politikës së Kosovës, i strukturave komanduese të njësiteve të sigurisë, mobilizimi, intervenimi dhe reagimi tepër i shpejtë i Forcave të Kosovës të sigurisë ishte aq i shpejtë që grupet terroriste nuk e arritën të bëjnë befasinë, të futën dhe të pozicionohet në objektet e parapara për luftë të gjatë dhe rezistencë prandaj”, ka thënë ai.

Ish komandanti i UÇ-së, potencon se ky intervenim i shpejt dhe profesional i policisë së Kosovës është përgjigjja më e keqe që e ka prit Serbia dhe është arritur efekt i kundërt taktiko-operativ.

Tani në iniciativën dhe ndërhyrjen e saj mirë të organizuar dhe planifikuar për sulm të armatosur Serbia pësoi humbje të pa pritura dhe befasuese në të gjitha rrafshet që mendonte të dobëson, mposhtë, dëmton dhe ofendon Kosovën .

Serbia u befasua me mobilizim dhe intervenim tepër të shpejte të Policisë së Kosovës!”, është shprehur ai

Çfarë do të thotë ngritja e gatishmërisë luftarake?

Sipas Hafir Hoxhës, ngritja e gatishmërisë luftarake mund të jetë graduale.

Mundet të rritet gatishmëria luftarake e një pjese të forcave, të gjitha njësive apo reparteve më afër zonës së krizës.

Tek ne kësaj radhe Serbia kuptoi që Kosova ka nën kontroll ( edhe me dronë) çdo metër katrorë të territorit të saj.

Ju lumtë të gjithëve që intervenuat në këtë kundërpërgjigjeje të sulmit ushtarak Serb, dhe ju gazetarë, politikanë, policë dhe të tjerë të mësoni çka është lufta speciale dhe të dini ta luftoni atë e jo ti ndihmoni Serbisë me fotografi, me postime të ndryshme që ajo po i përdor kundër nesh”, ka përfunduar ai!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat