“BE mund ta paralizojë në tërësi dialogun”/ Profesori thotë se dialogu mund të kalojë te Presidentja, ja si duhet të veprojë Kurti

Politika

“BE mund ta paralizojë në tërësi dialogun”/ Profesori thotë se dialogu mund të kalojë te Presidentja, ja si duhet të veprojë Kurti

Nga: A.SH. Më: 19 shtator 2023 Në ora: 17:17
Takimi i 14 shtatorit në Bruksel

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e mbajtur dje, kritikoi ashpër emisarin Miroslav Lajçak, për të cilin tha se po i mban anën Serbisë.

Majde, ai tha se përveç Vuçiqit ishte edhe Lajçak që e kushtëzoi Kosovën me formimin e Asociacionit.

Profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se emisari Miroslav Lajçak po e mban anën e Serbisë.

Ai në një prononcim për “Bota sot”, tha se Qeveria e Kosovës me ndërmjetësuesit Lajçak e Borrell nuk sheh mundësi për të dialoguar.

“Në dy konferencat e fundit të kreut të Qeverisë së Kosovës, z.Albin Kurti, tregoi qartë pozitën e Kosovës në dialog dhe qëndrimet e ndërmjetëseve. Z. Kurti akuzoi kryesisht z.Lajçak si ndërmjetës që e mban anën e shtetit serb dhe si mashtrues e gënjeshtar. Qëndrimet e tilla, duke treguar se më 14 shtator, në Bruksel, doli z. Lajçak me qëndrimin serb në dialog, duke kërkuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është kërkesë e shtetit serb, në vend të respektimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe të Aneksit të Ohrit, tregoi animin e drejtpërdrejtë të z.Lajçak nga ana e Beogradit. Z.Lajçak, thotë Kurti, gënjeu në takim në Bruksel. Ai tha se “ka bërë Serbia kërkesë. Këtë e kërkova unë. E kërkoi dhe z.Borell. Tha, se e ka. Ia kërkova. Vetëm pas përfundimit mu dha një shkresë e korrikut, e cila nuk ishte kërkesë. Flitej vetëm për Asociacion. Ishte anglisht dhe në cirilisht. Z.Lajçak e mori qëndrimin serb për Asociacion, si vijë të kuqe, dhe e paraqiti në dialogim si qëndrim të UE-së. Qëndrimi i tillë akuzues tregon se Qeveria e Kosovës me ndërmjetës z.Lajçak, madje edhe Borell, nuk sheh mundësi për të dialoguar dhe realizuar marrëveshjet”, shpjegon ai.

Image
Muhamet Kelmendi

Kelmendi numëron disa nga mundësitë që BE i ka në dorë dhe mund t’i shfrytëzojë, si ajo e paralizimit të dialogimit deri në zgjedhjet e reja në Kosovë.

“Çfarë do të bëhet? 1. UE mund të paralizon në tërësi dialogimin deri në zgjedhjet e reja. 2. UE e vazhdon dialogimin, pa kontakte të drejtpërdrejt në mes palëve, si dhe me a pa z. Lajçak. 3. SHBA-të e marrin rolin udhëheqës. Në kuadër të gjendjes së krijuar është shumë vështirë të paramendohet ndonjë takim i z.Kurti me z.Lajçak. Në pozitë më të mirë nuk është as gjendja me z.Borell. Me të dytë ka vështirësi te takimit”, shton ai. Por, ai e sheh edhe si mundësi kalimin e dialogut te Presidentja, gjë e cila varet nga qeveria Kurti. “Natyrisht se mund të kalon dialogimi te Presidentja. Kjo varet nga Qeveria Kurti II. Po kështu, për shkak të kësaj gjendjeje dhe kërkesës eksplicite të SHBA-së dhe të UE-së për Asociacion, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja. Z.Kurti nuk mund të mendojë që të mbetet firma e tij në Marrëveshje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kjo, është për z.Kurti, kundruall qëndrimeve të prera kundër "zajednicës" dhe angazhimit të tij politik dhe në terren, vdekjeprurëse. Këtë nuk e bën z.Kurti, atëherë mbeten zgjedhjet e reja”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat