Një “kundërpërgjigje” deputetes së LDK-së, që tha se Qeveria Kurti s’di as se si funksionon drejtësia

Politika

Një “kundërpërgjigje” deputetes së LDK-së, që tha se Qeveria Kurti s’di as se si funksionon drejtësia

Nga: M.Lakna Më: 13 gusht 2023 Në ora: 22:24
Doarsa Kica-Xhelili dhe Albin Kurti

Ditë më parë, Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Doarsa Kica-Xhelili përmes një postimi në Facebook i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se Qeveria e Kosovës nuk e ka të qartë se si funksionon sistemi i drejtësisë.

Këtë deklaratë deputetja e bëri duke folur për Vetting-un të cilin sipas saj Qeveria Kurti e hodhi në baltë.

Kyeministër Kurti – për hir të viktimave e të lënduarve nga sistemi i drejtësisë keqas, para jush fshehtas e me ju haptas, kur flisni për

VETINGUN, tregoni si JU e hodhët në baltë”, pyeti deputetja ndërsa komentoi një deklaratë të kryeministrit se vettingu është zgjidhja për sistemin e degraduar të drejtësisë.

Deklaratën e deputetes Kica Xhelili e ka komentuar për gazetën “Bota sot” publicisti nga SHBA, Binak Maxharraj, i cili e pyeti atë me ironi nëse po dëshiron që drejtësia në Kosovë të funksionojë si në kaluarën.

Image
Prof. Binak Maxharraj

Kica-Xhelili ishte dikur si deputete në Partinë “Guxo”, në bashkëqeverisje me LVV, ku atje u mundua të “shes mend”, por kur e pa se aty kishte njerëz me më shumë mend se ajo, u detyrua të dalë në pazarin politik. E mori ajo parti që mendtë dhe dija e saj ishin të barabarta, pra me plot pompozitet ajo kaloi në LDK. Bash te Lumiri.

Por edhe nga aty ajo po mundohet të “shes mend”, e ka zgjedhë kësaj radhe t’i shesë mend askujt tjetër pos kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit duke thënë se Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin “nuk e ka të qartë se si funksionon sistemi i drejtësisë”.

Qe besa zbulim epokal, ndoshta për libër të Ginisit?!

A mos po mendon vallë ajo se sistemi i drejtësisë paska funksionuar shumë më mirë nga qeveritë e mëparshme ku duhet edhe në këtë qeveri ta kthejmë si model?!”, u shpreh publicisti.

Ai tha se deputetja Kica-Xhelili sikur ka harruar se Qeveria Kurti për dy vjet ka çmontuar shumë segmente të drejtësisë të montuara gabimisht nga qeveritë e mëparshme, por edhe nga LDK që ishte ne bashkëqeverisje me PDK.

“Qeveria Kurti është në luftë të përditshme me Serbinë për çmontimin sikur është Asociacioni për serbet i nënshkruar nga qeveritë Thaçi dhe Mustafa jashtë sistemit të drejtësisë, të cilin e rrëzoi edhe Kushtetuta e Kosovës. A ky na qenka funksionim i mirë i sistemit të drejtësisë, ose mos qenka në parimet e sistemit të drejtësisë aferat e Pronto mafisë ku çdo gjë funksiononte jashtë sistemit të drejtësisë”, u shpreh Maxharraj.

Maxharraj rikujtoi se si në të kaluarën drejtësia ishte e kapur nga qeveritë e mëparshme, ndërsa qytetarët e rëndomtë dënoheshin për vepra shumë të vogla.

“A mos vallë më i mirë ishte sistemi drejtësisë në qeveritë e mëparshme kur të gjitha institucionet e drejtësisë ishin të kapura me vargoj hekuri që nga prokuroria e deri te gjykatat dhe askush nga elita e lartë nuk dënohej ani pse e kishin vjedhë, plaçkitur vendin, Duke uzurpuar objekte, lokale dhe toka, duke u pasuruar paligjshëm, pra kundër sistemit të drejtësisë, ndërsa dënohej i varfëri për një krah dru të marrë në pyll. A na qenka funksionim i sistemit të drejtësisë kur djemtë e ndonjë funksionari i hynin shuplaka policit dhe liheshin të lirë e shumë e shumë të tjera marifete të mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë”, nënvizoi ai.

Po ashtu Maxharraj tha se po te kishte system funksional të drejtësisë nuk do të formohej Gjykata Speciale.

Ose sikur të kishte funksionuar sistemi i drejtësisë në qeveritë e mëparshme ashtu siç duhet sot nuk do ta kishim Gjykatën Speciale në Hagë. A mos po mendon pra znj.Kica-Xhelili se ky sistem i funksionimit të sistemit të drejtësisë në qeveritë e mëparshme ishte më i mire, më funksional të cilin duhet kthyer dhe përdorur edhe në qeverinë Kurti”, përfundoi ai.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke folur pas vrasjeve të fundit në Kosovë tha se personat që kërkohen nga drejtësia dhe pastaj lënë viktima tregojnë nevojën e domosdoshme për vetting në sistemin e drejtësisë.

“Reforma është domosdoshmëri e vettingu është zgjidhja. Tash e 5 muaj jemi në pritje që Gjykata Kushtetuese t’i hap sa më shpejtë rrugë jetësimit të kësaj reforme. E koha po kalon. Koha që kalon është kohë e humbur”, u shpreh Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat