Nesër takim Kosovë-Serbi, “shpërthen” analisti: Çka mund të pritet nga politika e ish-Millosheviçit, ai vetëm i fryn zjarrit

Politika

Nesër takim Kosovë-Serbi, “shpërthen” analisti: Çka mund të pritet nga politika e ish-Millosheviçit, ai vetëm i fryn zjarrit

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 18 korrik 2023 Në ora: 21:27
Fotografi nga një takim i mëparshëm në Bruksel mes përfaqësuesit të BE-së Miroslav Lajçak, dhe kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Nesër do të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë- Serbinë Bruksel.

Ky takim është konfirmuar nga këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu.

Sipas tij, diskutimi do të jetë në lidhje me planin e sekuencimit për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të zbatimit të Ohrit.

“Takimi i radhës i procesit të dialogut pritet të mbahet ditën e mërkurë. Siç është theksuar në pikën 4 të dakordimit të Bratisllavës, diskutimi do të jetë në lidhje me planin e sekuencimit për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të zbatimit të Ohrit”, ka thënë Kadiu.

Ai ka thënë se në vazhdimësi po dëshmohet gatishmëria për deeskalim.

“Siç e dëshmoi së fundmi dakordimi i Bratisllavës, dhe po ashtu dhe fokusim total në zbatimin e marrëveshjeve dhe planit të sekuencimit, i cili duhet të jetë i drejtë, i barabartë dhe i zbatuar plotësisht”, shtoi më tej ai.

Analisti politik, Skënder Mulliqi, thotë se nuk mund të pritet nga garnitura që ka në pushtet Serbia.

Sipas tij, Vuçiqi nuk i ka kontribuar paqes me Kosovën, por i ka fryrë zjarrit të luftës në rajon.

“Çka mund të pritet nga radikali Aleksander Vuqiq kur bëhet fjalë për normalizim të marrëdhënieve më Kosovën, në bisedimet që po zhvillohen? Çka mund të pritet nga Vuçiqi i cili nuk e ka dënuar invazionin e Rusisë në Ukrainë? Çka mund të pritet nga kjo garniturë në pushtet të Serbisë, e cila nuk ka lëvizur nga politika e kryekriminelit të luftës të viteve të 90-ta në ish Jugosllavi, Sllobadan Millosheviq? Me politikat ekspansioniste Serbia nuk është liruar asnjë herë, dhe as në këto 30 vite të tranzicionit. Në këtë dhjetëvjeçar të sundimit të Vuçiqit në Serbi, jo që i është kontribuar paqes së barabartë me Kosovën, por me të madhe i është fryrë zjarrit të luftës në rajon. Serbia po jeton me politikat rusofile. Shtyllat e famëkëqija të kësaj politike janë Vuçiqi, Daçiqi, Dodik dhe Vulin, i cili u shpall non grata nga DASH. Ruleti rus po luhet në Ballkan përmes eksponentëve politikë të diktatorit rus, Vladimir Putin”, shprehet Mulliqi.

Image
Skender Mulliqi

Në anën tjetër për Kosovën, do të diskutojë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ka bërë se të martën se do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç më 19 korrik, pra të mërkurën në Bruksel.

Stoltenberg dhe Vuçiç do të takohen në të njëjtën ditë kur pritet të zhvillohen bisedime në Bruksel në mes të krynegociatorëve të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviçit.

Mulliqi thotë se Evropa dhe Amerika kanë pranuar të bisedojnë për normalizimin e proceseve demokratike në rajon me Kosovën dhe nga kjo Serbia dëshiron të përfitojë.

Sipas tij, Evropa ka rënë nën ndikimin e politikave të tilla dyfytyrëshe të Serbisë.

“ Janë në pushtet përkrahësit të gjenocidit, më të cilët Evropa dhe Amerika kanë pranuar të bisedojnë për normalizimin e proceseve demokratike në rajon dhe me Kosovën. Serbia po dëshiron të përfitojë nga bota perëndimore ekonomikisht me rrena dhe shantazhe, të cilat për fat të keq edhe po ju shiten. Evropa ka rënë nën ndikimin e politikave të tilla dyfytyrëshe të Serbisë, e cila nuk ka hequr dorë për pushtimin e tokave të shqiptarëve. Politikat serbe kurrë nuk kanë qenë në valët e demokracisë liberale, nuk janë të bazuara as në moral, drejtësi, dialog dhe demokraci. Sikur nuk është kuptuar nga BE-ja apo edhe nuk po dëshirohet të kuptohet, se Moska dhe Beogradi janë dy qendrat nga të cilat po rrezikohet paqja në Evropë. Po e ledhatojnë Serbinë , e po ndëshkojnë shumë pa drejtësisht Kosovën, e cila po mbron sovranitetin dhe integritetin territorial, të rrezikuar nga politikat fashiste të Vuçiqit në rajon. Nuk besoj se një situatë e tillë tensionuese qëllimisht nga Rusia dhe Serbia në veri të Kosovës mund të jenë perspektiva e Ballkanit dhe të Evropës. Një eskalim i mundshëm i luftës, sigurisht së nuk duhet lejuar dhe nuk është në favor të BE-së dhe as të Amerikës. Duhet të flaket logjika e trajtimit sikur bëhet fjalë për ndonjë ngjarje sportive, nga shumë partner të BE-së, siç është tema për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, për çka edhe po zhvillohen bisedimet që shumë vite”, shton Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat