“Nuk mund të bëjmë kompromise me Republikën tonë demokratike”/ Mesazhi kryesor i vizitës së Kurtit në veri

Politika

“Nuk mund të bëjmë kompromise me Republikën tonë demokratike”/ Mesazhi kryesor i vizitës së Kurtit në veri

Armirë Shaqiri Nga Armirë Shaqiri Më 30 qershor 2023 Në ora: 07:47
Kryeministri Kurti, vizita te Kroi i Vitakut

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të mërkurën që kaloi, vizitoi veriun e Mitrovicës. Arsyeja e vizitës ishte takimi me policet atje.

detaje për takimin dha vet kryeministri Kurti.

“Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë në veri të vendit. Bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësin e tij, Blerim Gashani, vizituam njësitet tona te Kroi i Vitakut. Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim”, thë në një shkrim në rrjete sociale.

Për këtë vizitë pati kritika nga opozita e konkretisht nga Besnik Tahiri i AAK-së, i cili tha se Kurti nuk duhet të bëjë filma por t’u japë shtesat e rrezikshmërisë policëve të Kosovës.

“Kryeministër, lëri more bakllavat e filmat por jepja shtesat e rrezikshmërisë e rritja koeficientin në pagë policëve! Bile ke pas mundësi me jau qit rrogat para Bajrami!”.

Burjani: Çështja të zgjidhet në tavolinë, me bisedime

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani në një përgjigje për “Bota sot”, ka kritikuar Kurtin, duke thënë se çështja të cilën e ka nisur ai, zgjidhet vetëm në tavolinë, me bisedime.

Image
Blerim Burjani

Kjo çështje nuk mund të zgjidhet me policë e as me vizita, por në tavolinë, dhe bisedime. Kurtit i mungon gjithçka në kuptimin e ofrimit të zgjidhjes por nuk i mungon shkaktimi i krizës, kokëfortësia politike dhe jo gatishmëria, andaj sa të jetë në qeverisje nuk do të ketë zgjidhje. Kjo po shihet nga sjelljet e tij të ngjashme, të një-trajtshme dhe koherente, gatishmëria për të fol dhe për të mos thënë asgjë.

Problemi nuk mund të zgjidhet me arrestime, edhe pse të gjithë ata që kanë sulmuar KFOR, dhe gazetar duhet arrestuar, pra dhuna është e papranushme”, përfundon ai.

Mulliqi: Albin Kurti vizitoi në tokën e Kosovës e jo të Serbisë

Analsiti Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se trazirat që ndodhën në veri e që ende situata mbetet nën tension, kanë një emërues të përbashkët, dhe ai është përvetësimi i pjesës më të pasur të Kosovës siç është veriu i Mitrovicës së bashku me Liqenin e Ujmanit.

Image
Skender Mulliqi

"Ngjarjet në veri të Kosovës të shpërthyera me dhunë nga bandat e strukturave kriminale serbe dhe ruse, të dirigjuara nga Putin, Vuqiq dhe paramilitari Prigozhin, janë vu në shërbim të zbatimit të politikave serbo rusomëdha edhe në rajon e Ballkanit ende të trazuar. Të gjitha incidentet për gjatë këtyre viteve, kulmuan së fundi më sulme brutale ndaj policisë të Kosovës dhe të KFOR-t, duke i lënduar edhe shumë prej tyre. Ky orkestrim dhune emërues të përbashkët kanë përvetësimin e pjesës më të pasur të Kosovës siç është veriu i Mitrovicës së bashku me Liqenin e Ujmanit.

Kurti për herë të parë pas 20 vitesh po vendos rend dhe ligj në këtë pjesë të vendit, të cilën gjë nuk e kishin bërë pushtetet e kaluara. Është shumë e ligjshme, që të dërgohen policia në ato pjesë të vendit, ku po rrezikohet rendi dhe ligji, siç po e rrezikojnë bandat e Vuqiqit dhe të Putinit. Situata në veri eskalojë edhe më shumë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat më shumicës serbe.

Tolerimi i një situate të tillë, nga BE-ja, solli dhunën serbe, që e detyrojë Kosovën që të mbrojë me forcat tona policore kushtetushmërinë në veri vendit. Policia jonë u tregua shumë e zonja në krye të zbatimit të detyrave, duke i arrestuar edhe dy protagonistët kryesor të ngjarjeve të dhunshme në veri.

Shumë pa të drejtë po kërkohet largimi i forcave policore në veri, e nuk po kërkohet nga pala serbe, që të tërhiqet me strukturat paralele nga veprimet brutale të tyre për të formuar Asociacionin një etnik, që është në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës”, shprehet analisti.

Sa i përket vizitës së kryeministrit Kurti në veri, Mulliqi thotë se kjo është vizitë në tokën e Kosovës dhe jo atë të Serbisë, duke shtuar se ka një domethënie të madhe për popullin dhe për policinë atje.

"Prandaj, dhe shkuarja e një kryeministri, që disa herë në veriun e vendit, dhe për Festën e Kurban Bajramit, ka domethënie të madhe për popullin dhe për policinë e cila është për çdo lëvdatë.

Vizita e kryeministrit, Albin Kurti është vizitë në tokën e Kosovës e jo të Serbisë, siç po tentojnë ta paraqesin qarqet shoviniste te Beogradit dhe Lista Serbe, por edhe një pjesë e opozitës tonë ende me logjikë shumë të mbrapsht për pushtet në rrethana gati të jashtëzakonshme për vendin. Këtu duhet theksuar edhe rolin mercenaresk të një pjese të opinionistëve të debateve të ndryshme televizive, që po i paraprinë më shumë të keqës se sa të mirës.

Prania e Kurtit në veri sigurisht se është pozitive edhe për minoritetin serb atje, i cili po manipulohet nga Vuqiqi, për qëllime që ai të mbetet në pushtet, sa më gjatë, dhe në anën tjetër, për ta defunksionalizuar shtetësinë e Kosovës. Vizita që iu bëri policisë Kurti me ministrin Sveçla dhe takimi me tre policët e liruar, ju ka dhënë atyre edhe më shumë moral të cilët janë pozicionuar në veri, për punën e tyre fisnike dhe atdhetare që po e bëjnë. Prania policore e shtuar në veri, siç u tha edhe nga zyrtarët e lartë policorë të Kosovës, ka të bëjë me planin operativ të paralajmëruar më parë, më rastin e Festës të Kurban Bajramit dhe të Festës serbe të Vidovdanit. Kur jemi të kjo festa e fundit, them, se tubimi i serbëve në Graqanicë i zhvendosur nga Gazimestani, duhet të ndalohet me ligj, se edhe kësaj radhe sikur edhe herëve të tjera, ky tubim solli provokime të hapura ndaj shtetit të Kosovës. E gjithë ikonografia ishte e karakterit luftënxitës serbomadh. Kurti më shumë të drejtë po thotë se “nuk mund të bëjmë kompromise me Republikën demokratike”, përfundon analsiti Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat