“Afrimoi çdo vlerë kombëtare”, bashkëpunëtori flet për mesazhet që përçon “Bota sot”

Politika

“Afrimoi çdo vlerë kombëtare”, bashkëpunëtori flet për mesazhet që përçon “Bota sot”

Nga: Naile Ejupi Më: 26 qershor 2023 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

“Në kohë e rrethana shumë të ndërlikuara për shqiptarët e stër vuajtur nga pesha e rëndë e robërisë që po tentonte të ngulfaste Kosovën”, kështu filloi rrugëtimin e saj gazeta “Bota sot”, për të vazhduar të jetë një ndër mediet më të lexuar në Kosovën e lirë.

Përkundër, që fillimi i saj ishte i vështirë, por edhe drithërues, sipas botuesit të kësaj gazete, Xhevdet Mazrekaj, ajo brenda një viti ishte në zemrën e diasporës dhe ngadalë e sigurt po pushtonte zemrat e lexuesve, zemrën shqiptare në katër anët e botës, nga Zvicra në Amerikë.

“Bota sot”, vazhdon të jetë në zemrën e lexuesve, tash e 28 vite, ndërsa nga bashkëpunëtorët e saj, ajo konsiderohet si besnikja e kauzës së drejt kombëtare.

Skënder Mulliqi analist politik, thotë se gazeta nuk është rastësisht më e dashur, më e lexuara dhe më e shitura në trojet etnike.

Sipas tij, ajo përçoi mesazhe të qarta te shqiptarët dhe të bota demokratike, për shtetndërtim dhe mirëqenie.

“U bën 28 vite të një rrugëtimi të ndritur të gazetës kombëtare Bota Sot. Është ky përvjetor, që na kujton gjithë atë rrugëtim me plot sfida të një gazetë me presitigjozet shqiptare. Ajo mbrojti me besnikëri kauzen e drejtë kombëtare. Nuk ishte rastësisht gazeta më e dashur, më e lexuara dhe më e shitura në trojet etnike. Me bisnikëri përçoi të gjitha mesazhet se si duhet dashur atdheu dhe kombi. Përçoi mesazhe të qarta te shqiptarët dhe të bota demokratike, për shtetndërtim dhe mirëqenie. Përçoi mesazhe të qarta se si duhet bërë lufta për shtet ndërtim, kundër krimit të organizuar, korrupsionit, dhe të gjitha dukurive tjera negative të pas luftës”, shprehet Mulliqi.

Image
Skënder Mulliqi

Sipas tij, ajo afrimoi çdo vlerë kombëtare.

Mulliqi ka uruar përvjetorin e gazetës “Bota sot”, gjersa uroi sukses për punën e madhe të bërë.

“Kombëtarja Bota Sot afirmoi shtetin e Kosovës në botë. Kjo gazetë afirmoi çdo vlerë kombëtare. Ky rrugëtim i saj nuk ishte i lehtë, ishte me plot rreziqe, duke plasuar në opinion të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, për çka u kërcënua disa herë, dhe iu vra kolumnisti, Bardhyl Ajeti, gazetari Bekim Kastrati dhe bashkëpunëtori , Xhemajl Mustafa. U kërcënuan me vrasje edhe gazetarët dhe publicistët e tjerë të kësaj gazete. Por, pavaresisht të gjithave Bota Sot, kurrë nuk e ndali rrugëtimin e saj për informim të drejtë dhe të sakte të opinionit të gjerë publik. Në përvjetorin e 28-të, ne urojme pronarin e gazetës, Xhevdet Mazrekaj duke i dëshiruar shëndet dhe suksese të reja në punën e madhe të cilën po e bën. Një urim i veçantë shkon edhe për stafin e deri djeshëm dhe të sotëm, si dhe për bashkëpunëtorët e shumtë të gazetës të cilët me përkushtim dhe guxim të pashoq po e kryejnë misionin e zorshëm të tyre prej gazetari”, shtoi Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat