Publicisti tregon se kush ka gisht në “aferën për shkatërrimin e shtetit të Kosovës dhe faljen e veriut të vendit”

Politika

Publicisti tregon se kush ka gisht në “aferën për shkatërrimin e shtetit të Kosovës dhe faljen e veriut të vendit”

M.Lakna Nga M.Lakna Më 28 dhjetor 2022 Në ora: 13:49
Foto ilustrim

Po bëhen gati tre javë që nga vendosja e barrikadave në rrugët që çojnë drejt pikave kufitare në Jarinje dhe Bërnjak. Bandat kriminale në veri kanë bllokuar lirinë e lëvizjes si shenjë proteste pas arrestimit të ish policit Dejan Pantiq, nën dyshimet se ishte i përfshirë në organizimin e sulmeve në zyrat e KKZ-së dhe sulmeve ndaj personave zyrtarë të KQZ-së dhe Policisë së Kosovës. 

Pavarësisht thirrjeve për heqjen e barrikadave, rrugët po vazhdojnë të jenë të bllokuara dhe po vendosen edhe barrikada të reja. Mbrëmë afër pikës kuftare në Merdare serbët kanë bllokuar rrugët gjë që ka pamundësuar hyrjet dhe daljet nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas. 

Kujtojmë po ashtu se sot është dhënë njoftimi se ish polici Dejan Pantiq nga paraburgimi ka kaluar në arrest shtëpiak me vendim të Gjykatës.  

Image
Gani Qarri

Lidhur me këtë, në një prononcim për gazetën “Bota sot” foli publicist Gani Qarri tha se në aferën për “shkatërrimin e shtetit të Kosovës dhe faljen e veriut të vendit” tonë Serbisë fashiste, janë të ndërlidhura edhe partitë e inkriminuara të Kosovës.

“Përfundimisht tanimë po kuptohet më qartë se kurrë më parë, nga të gjithë, madje edhe nga naivët më të mëdhenj të Kosovës se ekstremizmi islamik i rrënjosur aq thellë, anë e mbanë vendit, përveç veriut, si dhe bandat kriminale serbe, janë aleatë publik, të cilët kooketojnë në heshtje, prapa shpinës së opinionit, për shkatërrimin e shtetit të Kosovës. 

Në aferën për shkatërrimin e shtetit të Kosovës dhe faljen e veriut të vendit tonë Serbisë fashiste, janë të ndërlidhura edhe partitë e inkriminuara të Kosovës, veçanërisht nënshkrueset e “zajednicës” si dhe sivëllai i Aleksandër Vuçiqit, Edvin Kristaq Rama, qëllimi i të cilit, është që ndarjen e Kosovës, ta përdor si karrem për ndarjen e jugut të greqizuar të Shqipërisë Jugore dhe falë atë shtetit Grek”, ka thënë ai.  

Sipas tij, Kosova e çliruar nga SHBA, NATO dhe vendet e BE-së, ose do të mbetet shtet evropian, ashtu siç ishte kur u sulmua Serbia nga NATO, ose vendi ynë do të ndahet. 

Kështu, pjesët më vitale të tokave të vendit tonë, do ti kalojë Serbisë, me arsyetimin, për frikë nga vërshimi i ekstremizmit islamik edhe në pjesën veriore të Kosovës.  

Kështu që udhëheqja shtetërore, inteligjenca e varfër kosovare dhe partitë e inkriminuara politike, ose duhet ti japin fund turko-arabizimit, hiperxhamizimit dhe erdoganizmit të mëtejmë të vendit, me dokument zyrtar, ose shteti ynë, së shpejti mund të ndahet e asgjësohet tërësisht dhe bëhet përgjithmonë i paqenë.  

Shto kësaj edhe veprimet e opozitës së inkriminuar, e cila duke dalë publikisht në krah të Serbisë, përveçse po i shkakton dëme të pariparueshme të tashmes dhe të ardhmes së qytetarëve të vendit, ajo me luftën e hapur kolaboracioniste në favor të Serbisë, po punon publikisht për shkatërrimin përfundimtar të shtetit të Kosovës”, ka potencuar ai.  

Sipas tij, Serbia duke qenë e sigurt se me financimin e islamizimit të Kosovës, pas 23 vitesh ka arritur ta fitojë mbështetjen e fortë të një pjese të madhe të faktorit ndërkombëtar. 

Në vend se të tërhiqet nga aktet e rënda destabilizuese, përveçse vazhdon të nxis dhe përforcojë barrikadimin në veri, ajo ka vendosur edhe trupat e saj në rreshtim luftarak në kufijtë verior dhe kërcënon me intervenim të hapur ushtarak, për okupimin e veriut të Kosovës me dhunë”, ka përmbyllur Qarri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat