PDK refuzon ftesën e Kurti, vjen reagimi i ashpër i analistit: Takohen me ndërmjetës të huaj, e jo me shtetin

Politika

PDK refuzon ftesën e Kurti, vjen reagimi i ashpër i analistit: Takohen me ndërmjetës të huaj, e jo me shtetin

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 20 tetor 2022 Në ora: 20:47
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kreu i PDK-së Memli Krasniqi, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Dje Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje liderëve të opozitës në një takim për ditën e nesërmen.

Një përgjigje pozitive, Kurti ka marrë nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, por përgjigje të njëjtë nuk i ka dhënë kreu i partisë më të madhe opozitare PDK, Memli Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se ftesa e kryeministrit Albin Kurti është joserioze, pa përmbajtje, pa agjendë dhe pa protokoll.

“Vetëm pasi kërkuam sqarime, kuptuam me një fjali përmes e-mailit se bëhej fjalë për një temë shumë serioze – siç është Dialogu Kosovë-Serbi. Pa asnjë detaj konkret e pa specifikuar asgjë. Po jua rikujtoj që s’keni asnjë arsye që të na ftoni në takime për çështje teknike. Ndërsa, kur të ketë diskutim konkret për marrëveshjen finale, ne do të jemi aty. Ka ditë që në opinion flitet për një dokument që ju e keni në tavolinë rreth marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, të ofruar nga partnerët ndërkombëtar të Kosovës”, është shprehur ai.

Ndryshe, nga PDK dhe AAK, Lidhja Demokratike e Kosovës me kryetar, Lumir Abdixhiku ende nuk ka dhënë përgjigje ftesës së kryeministrit.

Ftesa e Kurtit vjen pas takimit me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Pas takimit, Escobar ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin Kosovën në aspiratat e saj evroatlantike.

Ai ishte takuar edhe me liderët opozitarë dhe me Listën serbe.

E kritikues ndaj opozitës për mos pjesëmarrje, shprehet analisti politik.

Gazmir Raci, analist politik ka thënë se takimi i nesërm është i rëndësishëm për përfundimin e dialogut me Serbinë dhe arritjes së një marrëveshjeje.

Image
Gazmir Raci

Sipas Racit, është absurde sesi disa lider opozitarë takohen me ndërmjetës të huaj dhe nuk shkojnë në takim me Kryeministrin e shtetit të tyre.

“Takimi i nesërm është shumë i rëndësishëm për të diskutuar për përfundimin e dialogut me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshje finale që po ndërmjetësohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania, Franca, por edhe nga Mbretëria e Bashkuar. Është absurde që disa lider opozitarë të marrin pjesë me ndërmjetës të huaj për dialogun dhe nuk të shkojnë në takim me Kryeministrin, Shefin e delegacionit të Republikës së Kosovës, shtet të cilin ata janë deputet të Kuvendit të Kosovës. Liderët opozitarë gjithmonë kanë kërkuar koncenzus nacional për çështje të dialogut dhe tashmë ata refuzojnë këtë koncenzus të ftuar nga kryeministri”, ka thënë Raci./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat