Vjen një parashikim jo i mirë për AAK-në/ Pas sulmeve ndaj Kurtit, paralajmërohet shuarja e partisë së Haradinajt!

Politika

Vjen një parashikim jo i mirë për AAK-në/ Pas sulmeve ndaj Kurtit, paralajmërohet shuarja e partisë së Haradinajt!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 10 tetor 2022 Në ora: 23:37
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj - Foto ilustrim "Bota sot"

Së fundi, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, kërkoi dorëheqjen kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje është më mirë të heq dorë nga pushteti se sa të provokojë qytetarët sikurse në rastin me vonesat në procedimin e pagave për mësimdhënësit.

Ky nuk është reagimi i parë nga AAK në lidhje me dorëheqjen e kryeministrit Kurti, një gjë të tillë e kishte kërkuar edhe kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

E analisti politik, Faton Mehmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot” tha se ky ‘tërbim’ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës vjen si rezultat i ndaljes së tenderëve.

Sipas tij, motivet e sulmeve ndaj qeverisë Kurti, vijnë si rezultat i arsyjeve personale dhe jo problemeve të qytetarëve.

Image
Analisti politik, Faton Mehmeti

“AAK si askush tjetër ka arsye të jetë e tërbuar, tërbim i lindur nga ndalja e tenderëve. Janë mësuar me luks, para pa limit, dhënie të 52 milionëve “për pikë të qejfit". Motivi i saj për sulme ndaj qeverisë nuk janë për hallin që kanë për Kosovën, halli i tyre personal determinon të gjitha arsyjet”, deklaroi ai.

Ndër tët jera, analisti parashikoi edhe shuarjen e këtij subjekti politik, pasi vlerëson se çdo ditë e më shumë po zvogëlohet.

“Edhe miratimi i projektligjit për konfiskim, me frikën e arrestime ka bërë të tërbuar kreun e AAK-së dhe zyrtarët e saj.

Kështu që, çdo ditë e më shumë po zvogëlohet AAK, e destinuar për t’u zhdukur. Kjo parti s’ka jetë të gjatë me shuarjen e pashmangshme”, përfundoi Faton Mehmeti për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat