Përpjekjet tendecioze të Blerta Deliut

Politika

Përpjekjet tendecioze të Blerta Deliut

Nga: A.Z Më: 26 prill 2022 Në ora: 15:07
Blerta Deliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka kritikuara qasjen e Qeverisë në politikën e jashtme.

Ajo tha se “Ka disa vjet që Kosova jo vetëm që nuk asnjë njohje, por nuk ka asnjë anëtarësim në ndonjë mekanizëm të rëndësishëm ndërkombëtar dhe për pasojë natyrisht që vendi është në status-quo sa i përket politikës së jashtme dhe angazhimit që do të duhej ta kenë institucionet e Kosovës për të lobuar më shumë. Krejt çfarë kemi gjatë këtyre viteve kanë qenë skandale të shumta të ministres së Jashtme, por nuk kemi pasur asnjë hap që e përafron Kosovën me ndonjë shtet”.

E lidhur me këtë, sipas analistit Hidajet Ahmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se opozita e ka sjellë vendin në këtë gjendje, madje ai thekson se opozita duhet të ndryshoj çasjen e tyre, sepse sipas tij, kështu nuk mund të mbijetojnë politikisht.

“Çdo qeverisje gjatë rrugës mund të bëj gabime, por nuk mund të nxjerrim konkludime të tilla për një vit qeverisje. Opozita e tanishme ka qeverisur nga mbas lufta dhe gjendjen në të cilën jemi, ata e kanë sjellur. Prandaj çdo perpjekje tendencioze e opozitës për të vendosur kësi etiketa nuk i bën nder as vendit, por as atyre si subjekte politike. Opozita e ka mundësinë për të ndryshuar kursin e të bërit opozitë, pasi në mënyrën si kanë filluar e kanë problem për të mbijetuar politikisht”, theksoi Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat