E kritikoi Albin Kurtin, Mulliqi i kundërpërgjigjet Memli Krasniqit

Politika

E kritikoi Albin Kurtin, Mulliqi i kundërpërgjigjet Memli Krasniqit

Nga: A.Z Më: 30 mars 2022 Në ora: 23:32
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi konsideron se refuzimi i mazhorancës për të themeluar Komisionin Hetimor Parlamentar për të nxjerrë në pah të gjithë ecurinë e shpenzimit të mbi 100 milionë eurove të destinuara për furnizim me energji elektrike është përpjekje direkte për të fshehur të vërtetën dhe për të shmangur transparencën si obligim.

“Pushteti i udhëhequr nga Albin Kurti, dje e ka refuzuar iniciativën tonë për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për të nxjerrë në pah të gjithë ecurinë e shpenzimit të mbi 100 milionë eurove të destinuara për furnizim me energji elektrike gjatë krizës me të cilën u ballafaquan qytetarët e Kosovës gjatë katër muajve që lamë pas. Kjo nuk është vetëm përpjekje për të shmangur transparencën si parim, por edhe përpjekje direkte për të fshehur të vërtetën dhe për të shmangur transparencën si obligim”, shkruan Krasniqi.

Lidhur me këtë, analisti politik Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se kritikat e opozitës ndaj Kurtit janë të parreshtura, madje Mulliqi, i ka përmendur edhe disa kritika të tjera që Krasniqi i ka hedh ndaj Kurtit, siç ishte për krizën globale, pastaj për menagjimin e pandemisë, e tani edhe për themelimin e Komisionit.

Image
Skënder Mulliqi

“Opozita në përgjithësi, kështu edhe PDK si parti politike, pa rreshtur po e kritikojnë Qeverinë Kurti, në mënyre jo shume parimore, më shumë në formë të fushatës. Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi ka fajësuar kryeministrin edhe për krizën energjetike, që ishte krizë globale, e ka kritikuar edhe për gjoja menagjim të dobët të situatës. Kritika më e re e kryetarit të PDK, është mos lejimi i themelimit të një Komisioni Hetimor Parlamentar për të nxjerrë shpënzimet e mbi 100 milion eurove të destinuara për furnizim më energji elektrike. Lidhur më këtë çështje Krasniqi ka bërë kritika edhe më rastin e ndarjës të këtyre mjeteve, duke e quajtur destinim të gabuar qeveritar. Ai ka potencuar së ZRRe-ja , gjoja na qenka instrument i kryeministrit Kurti”, ka thënë Mulliqi.

Tutje u shpreh opozita duhet të bëhet konstruktivë.

Po ashtu, Mulliqi parashtron edhe një pyetje se pse Krasniqi që hedh akuza pse nuk është marrë me shpenzimet e KEK-ut, apo me keqpërdorimet në pushtet.

“Opozita dhe PDK-ja, më mirë është për vet ata të bëhen opozitë konstruktive, se sa të bëjnë opozitarizëm me hile inatqore dhe ajo që është qenësore për t’i mbuluar apo heshtur gabimet e tyre të së kaluarës. Kur është fjala për KEK-un, dihet se privatizimi i tij ishte skandaloz, sikur që ishin edhe shumë privatizime të tjera. Pse Krasniqi dhe opozitarët të tjerë nuk u morën me ecuritë e shpenzimeve të KEK-ut sa ishin në pushtet? Nuk u morën as me keqpërdorime që ndodhën edhe në shumë organizata të tjera”, theksoi ai.

Më tej ka shtuar se shqetësimet e qytetarëve lidhur me qeveritë e kaluara janë të mëdha, ndërsa, tani Krasniqi flet edhe për transparencë gjë që qeveritë e kaluara nuk kanë qenë asnjëherë transparent

“Nuk dua në asnjë mënyrë ta mbrojë këtë qeveri, por çdo gjë ka një afat të lejuar kohor të punës, ku çdo gjë do të shpërfaqet me kohë se kush çka dhe si ka punuar, apo menagjuar me dikasterët qeveritarë në këtë drejtim edhe mengjimit të 100 milionëve të destinuara KEK-ut. Shqetësimet e qytetarëve për mos punën e mirë të qeverive të kaluara janë të mëdha, dhe këto nuk mund të shlyhen lehtë. Krasniqi flet edhe për mungesë të transparencës të qeverisë. Ai bëhet sikur ka "harruar" që për shumë gjëra jetike për vendin qeveritë e kaluara nuk kanë qenë sa duhet transparente dhe mos të flasim për llogaridhënje. Qytetarët zor se mbajnë mend që dikush për abuzime të mëdha apo të vogla ka dhënë përgjegjësi, madje rrallë kemi pa edhe përgjegjësi morale”, shtoi Mulliqi.

Mulliqi potencoi se korrekte do të ishte që ish pushtetarët t’i pranojnë gabimet që i kanë bërë, andaj qeveria e re, duhet të ketë transparencë në mënyrë që mos të vazhdohet me praktikat e vjetra.

“Sikur ata vet, siç po e kërkon Kraniqi të kishin bërë komisione parlamentare nuk do të përballeshim sot me gjithë këto probleme ekonomike dhe as me këtë gjendje jo të mirë sociale. Do të ishte korrekte nga ana e ish pushtetarëve që t’i pranojnë gabimet e bëra për gati dy decenie, të cilat shumë i kushtuan Kosovës. Dihet se për çka ekziton opozita në pluralizëm për ta kontrolluar punën e pushtetit, por jo sigurishtë në këtë mënyrë. Cdo pushtet edhe ky aktual jo për këtë rast, por në përgjithësi duhet të ketë platformë politike transparencën që mos të vazhdohet me praktikat e vjetra. Qo cent tek e fundit duhet të dihet se për çka destinohet dhe ku, se janë para të taksapaguesve. Mjaftë gjatë Kosova dhe qytetarët e saj kanë vuajtur nga mos përgjegjësia dhe mos llogaridhënja morale dhe penale”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat