Kriza në Ukrainë dhe Rusi / A është e kërcënuar Shqipëria nga Rusia, si ish vend i Paktit të Varshavës?

Politika

Kriza në Ukrainë dhe Rusi / A është e kërcënuar Shqipëria nga Rusia, si ish vend i Paktit të Varshavës?

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 25 shkurt 2022 Në ora: 14:53
Kuvendi i Shqipërisë

Ukraina është mobilizuar në gatishmëri për rezistencë ndaj një sulmi gjithëpërfshirës nga Rusia. Presidenti Zelenski ka urdhëruar edhe forcat rezervë të jenë në gatishmëri lufte, ndërsa e ka shpallur edhe gjendjen e jashtëzakonshme.

SHBA-të, Britania e Madhe, BE-ja dhe vende të tjera kanë filluar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, dhe priten sanksione më të ashpra.

Veprimet e Rusisë janë dënuar ashpër nga shumë vende, me liderët perëndimorë që vendosën sanksione që të martën, posa Putini kishte urdhëruar futjen e trupave ruse në krahinat Luhan dhe Donetsk, ndërsa Gjermani ishte më radikale me ndalimin e rrjedhës së gazit, Nord Stream II.

Presidenti amerikan Biden po vazhdon me zotimin se Shtetet e Bashkuara do të sanksionojnë shumë më fuqishëm institucionet financiare dhe oligarkët e Rusisë.

Bashkimi Evropian sanksionoi gjithashtu 351 ligjvënës rusë që votuan për njohjen e rajoneve të shkëputura dhe Mbretëria e Bashkuar njoftoi sanksione kundër pesë bankave ruse dhe tre oligarkëve rusë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat